Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

Në Kosovë nis fushata pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të përcaktojnë kryetarët e ri në 21 komuna.

 

Një prej përballjeve më të forta është ajo e Prishtinës, ku në balotazh dolën Arben Vitia i Vetëvendosjes, i cili mori 45.54 për qind të votave në raundin e parë dhe Përparim Rama i LDK-së, i cili mori 29.17% të votave.

 

Po ashtu, në Prizren garojnë Mytaher Haskuka i LVV me 40.41 për qind të votave dhe Shaqir Totaj PDK, me 31.36 për qind të votave në raundin e parë.

 

Zgjedhje do të jetë edhe në Gjakovë, ku përballë janë Ardian Gjini i AAK-së me 45.76 për qind dhe Mimoza Kusari-Lila LVV me 37.20 për qind.

 

Garë e fortë pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, Podujevë, Drenas dhe Kaçanik. Në pjesën më të madhe të 21 komunave, përballjet e kandidatëve të balotazhit janë mes Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara