e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

 

23-vjeçarja, Zarife Imeri nga Drenasi i Kosovës raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK dy ditë pasi e kishte marrë vaksinën Pfizer.

 

Një familjar i saj, me anë të një postimi në Facebook pretendon se shkaku i vdekjes është pikërisht vaksinimi.

 

“U detyrove të vaksinohesh që të qëndrosh në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 orësh të shkaktoi  vdekjen. MOS NA #DETYRONI MOS NA #KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë😪😪😪😪😪”, shkroi ai.

 

Ndërkaq Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, për Klan Kosova ka deklaruar se e ndjera ishte vaksinuar me procedurë të rregullt me datë 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, dhe se nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit”.

 

Sipas këtij familjari, i cili është djali i saj i dajës, e ndjera ka pasur një intervenim kirurgjik para gjashtë vjetësh në mëlqi, dhe se para tre ditësh pasi u vaksinua, është ndjerë e lodhur dhe ka pasur marramendje. Për këtë shkak familjarët e kanë dërguar në emergjencën e QKUK-së, ku dje edhe ndërroi jetë.

 

Në certifikatën e vdekjes së lëshuar dje nga Klinika Emergjente e ShSKUK-së, përmendet se shkaku i vdekjes ka të bëjë me hemorragjinë.

 

 

 

 

 

Më shumë

Kosova tërhiqet nga projekti i gazsjellësit amerikan

Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC). Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më […]

BE me mision vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Kosovë

BE thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj evropian. Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor, ndërsa për shkak të pandemisë ende nuk dihet si do të zhvillohet fushata zgjedhore.     Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do […]

Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin njëri-tjetrin!

Policia e Kosovës bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën në një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës.   Policia tha se si pasojë e të shtënave tre persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë. “Nga ekipi mjekësor […]

Fantazi serbe për largimin e SHBA nga Kosova

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, ku ndërkohë disa politikanë fantazojnë për një largim të ngjashëm të trupave amerikane edhe nga Kosova, shkruan “Die Presse”.     Prej javësh gjendja kaotike në Afganistan pas marrjes rrufeshëm të pushtetit nga talibanët është në fokus të mediave botërore. Shumë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara