Pas 9 shtatorit, 11 dhe 18 dhjetori pritet të jenë datat më të rëndësishme për fatet e Partisë Demokratike.
Mbështetësit e Sali Berishës nga një anë, dhe Partia Demokratike zyrtare nga ana tjetër, kanë filluar prej ditësh tashmë përgatitjet për dy Kuvendet.
Për 11 dhjetorin deri më tani është qartësuar numri i personave që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit. Janë lexuar emrat e rreth 2500 delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të cilët do të verifikohen para se të nisë Kuvendi, por ende nuk është e qartë mënyra se si do të bëhet ky proces.
Gjithashtu, i paqartë ende është vendi ku do të mblidhen demokratët në 11 dhjetor. Në dokumentet që po qarkullojnë përcaktohet Pallati i Kongreseve. Por një variant është edhe mbledhja në Stadiumin “Air Albania”. Për këtë mundësi foli vetë Berisha pak ditë më parë.
Nga ana tjetër, për Kuvendin e miratuar nga kryesia e PD në 18 dhjetor, ka vijuar në të gjitha degët plotësimi i formularëve konfirmues nga delegatët. Për 18 dhjetorin ka më pak dilema sa i përket mënyrës së organizimit të Kuvendit, pasi është thirrur si gjithë kuvendet e mëparshme të Partisë Demokratike.
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën
Çarja e PD/ Basha mbush sallën Anti-Foltore, Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit në Air Albania
Dy kuvendet e PD, si po përgatiten strukturat për 11 dhe 18 dhjetorin
“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë demokratët në New Jersey. Berisha: U shpalla non-grata prej lobimit të Soros dhe Ramës
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij. Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]
Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]
Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit. Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]