e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Muzeu Historik Kombëtar mbetet  një nga atraksionet më të preferuar kulturore dhe historike për turistët vendas e të huaj.

 

Ata vijnë nga vende të ndryshme të botës. I tërheq e shkuara e panjohur.

 

“Është vërtet interesante të njohësh historinë e shtetit tuaj për të cilën shumë amerikanë kanë dëgjuar dhe është vërtetë këndshëm të kthehesh shumë pas në kohë për të njohur të shkuarën ,për të kuptuar sa i lashtë është ky vend dhe kultura e tij.”

 

“Përshëndetje, unë jam nga Andora. Është shumë interesante që të mësojmë më shumë rreth Shqipërisë.”

 

Drejtori i Muzeut kombëtar, Dorian Koçi, thotë se dy muaj pas rihapjes së muzeut  ky destinacion vijon të ketë numër të madh vizitorësh, edhe pse krahasuar me vitin 2019 numri i turistëve është më i pakët.

 

 

“Turistë të huaj ka nga disa vende të ndryshme të Evropës lindore, si turistë polakë, ukrainas, kemi turistë nga Izraeli, turistë nga disa vende arabe,” thotë Koçi.

 

Objektet e ekspozuara në pavionet e muzeut kombëtar ngjallin  interes tek vizitorët.

 

“Sigurisht këtu mund të gjesh thesaret kulturore të botës së antikitetit, ashtu iç mund të gjesh pjesën e mesjetës me rezistencën e Gjergj Kastriotit dhe të ardhurve të asaj kohe,” thotë Koçi.

 

Koçi ka dhe një propozim për turistët nga Kosova.

 

“Të gjithë ata që vijnë për turizëm nga Kosova në Shqipëri të kenë një stacion qëndrimi dhe në Muzeun Historik Kombëtar për të mësuar më shumë për historinë e kombit shqiptar,” tha ai.

 

Gjate sezonit turistik muzeu kombëtar qëndron i hapur  me orar të zgjatur nga ora 09:00 e paradites e deri ne 19:00 të mbrëmjes.

 

 

Më shumë

Dua Lipa zbret Ed Sheran nga froni, bëhet këngëtarja më e pëlqyer në Britani

Këngët e Dua Lipa ishin këngët më të luajtura dhe dëgjuara në radio në Britaninë e Madhe përgjatë vitit 2020, duke e bërë artistet shqiptare këngëtaren më të preferuar për britanikët falë albumit të saj fitues të shumë çmimeve “Future Nostalgia”.     Në krye të klasifikimit ajo i ka dhënë fund mbretërimit të […]

Përmet, Konferencë Shkencore: “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”

175 vjetori i lindjes së përfaqësuesit të Rilindjes Shqiptare, poetit dhe shkrimtarit Naim Frashëri, u shënua në Përmet me një Konferencë Shkencore, “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”. Studiuesit risollën këto figura në tërë dimensionet që i karakterizonin. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Atdhetare- Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”, Ministria e Kulturës, bashkia Përmet dhe Kryegjyshata […]

Pandemia sjell libra interesantë

Ndikimi i pandemisë së virusit korona nuk mund të mos përfshinte edhe lëmin e lëtërsisë në hallkat e saj shkrimtar-botues dhe lexues. E konsideruar si një prej periudhave më të rënda psikologjike të shekullit të fundit, pandemia duket se është menaxhuar me së miri nga ajo çfarë buron nga letërsia. Botuesit tregojnë se kjo […]

Nata finale e Festivalit Europian të Këngës, Peristeri u bën thirrje shqiptarëve ta mbështesin me votë

Këngëtarja e Anxhela Peristeri e cila të shtunën në mbrëmje do të përfaqësojë Shqipërinë në natën finale të Eurovisionit, u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve jashtë shtetit të marrin pjesë në votimet e Eurovisionit. “Te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise mund te votojne ne nr e shtetit perkates me kodin 02 ne momentin qe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara