e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Masa e ndihmës ekonomike nga muaji janar deri në muajin qershor do të 2-fishohet. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimit, i cili saktëson se qëllimi është zbutja e efekteve të shkaktuar nga epidemia COVID-19. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë që trajtohen me ndihmë ekonomike e më konkretisht:

  • Familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme,
  • Jetimët, të cilët nuk janë në jetimore,
  • prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që iu takojnë familjeve në nevojë,
  • si dhe viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e  punësimit.
  • Viktimat e dhunës në familje, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

 

Masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës së familjes, por në asnjë rast ajo nuk mund të jetë më tepër se 150 për qind e pensionit social, që është 7 674 lekë. Kjo do të thotë që pavarësisht numrit të anëtarëve, një familje nuk mund të përfitojë më tepër se 11.511 lekë.

 

Ndërkohë që, me vendimin  e ri, maksimumi i ndihmës ekonomike shkon në 22 022 lekë.  Për jetimët, viktimat e trafikimit dhe viktimat e dhunës në familje, masa e ndihmës ekonomike është 3 mijë lekë, çka do të thotë se deri në muajin qershor, ajo rritet në 6 mijë lekë. Vendimi i qeverisë vjen në një kohë, kur Partia Demokratike ka premtuar se nëse ajo vjen në pushtet do të 2-fishojë ndihmë ekonomike. Ndërkohë që, një masë e ngjashme u mor nga qeveria edhe gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shkaktuar nga COVID-19, ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare në total përfituan 63510 familje.

 

 

Më shumë

BSH ka shitur gati 1 ton ar gjatë pandemisë, 930 kg më pak në arka

Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë, ka frenuar tërësisht blerjen e arit monetar, si mjet rezerve. Shifrat më të fundit nga institucioni tregojnë se në dhjetor të vitit të kaluar, vlera e shufrave të arit në arkat e saj prekte 136 milionë euro. Në vlerë kjo shifër është lehtë më […]

Vënia në punë e TAP: Konkurrencë për gazin rus në Ballkan

Tre zhvillime në ndërrimin e viteve do të kenë efekt afatgjatë në biznesin e koncernit Gazprom në Europën Juglindore, me pasoja edhe në tregun e BE-së. Kush fiton dhe kush humbet?   Me ndërrimin e viteve në tregun e gazit në Europën Juglindore pati tre zhvillime me rëndësi që do të kenë vazhdë […]

Pandemia ul remitancat e emigrantëve në nivelin më minimal të pesë viteve të fundit

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin vlerën e 155 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i pesë viteve të fundit.   Metodika […]

Fasonet po sjellin më shumë të ardhura se turizmi

Sektori fason shënoi një rritje të ndjeshme të ardhurave në tremujorin e tretë të vitit 2020. Mbështetur në të dhënat e bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat për shërbimet e përpunimit të mallrave të porositësve nga jashtë vendit arriti në 125 milionë euro, në rritje me 30 milionë euro krahasuar me tremujorin […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara