e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

 

29 sportistë të njohur nga 11 vende të botës janë pjesë e ekipit të refugjatëve që do të marrin pjesë në lojrat Olimpike që mbahen pas disa ditësh në Tokio të Japonisë. Kjo është hera e dytë në histori që një ekip sportistësh refugjatë merr pjesë në një aktivitet sportiv të këtij niveli.

 

Tre sportistë nga Sudani i Jugut janë mes 29 konkurrentëve të Ekipit Olimpik të Refugjatëve. Ata do të garojnë në Lojërat Verore në Tokio që hapen me 23 korrik. Tegla Laroupe drejton Ekipin Olimpik të Refugjatëve.

 

“Ekipi ynë nuk do të humbasë rastin për të fituar medalje. Kemi gjithashtu konkurues nga Brazili në sportin e xhudos. Po ashtu kemi një zonjë nga Irani që ka fituar medalje në sportin taekwondo”.

 

Mes ekipit nga 11 vende ka edhe sportistë nga Afganistani, Eritrea, Kameruni dhe Iraku. Ata do të konkurrojnë në 11 disiplina, që nga noti, boksi e deri tek peshngritja. Rose Nathike Likonyen është refugjate nga Sudani i Jugut.

 

“Pritshmëritë e mia janë që të gjithë sportistët refugjatë do të përfaqësohen mirë dhe mesazhi i tyre është shpresa për të gjithë refugjatët në mbarë botën, sepse ata përfaqësojnë komunitetin e refugjatëve në botë.”

 

Ekipi për lojrat e Tokios u zgjodh mes sportistëve refugjatë të mbështetur nga Komiteti Olimpik Ndrëkombëtar përmes një programi bursash. Komitetit thotë se shpreson se ekipi do të tërheqë vëmendjen mbi gjendjen e më shumë se 80 milion njerëzve të zhvendosur në të gjithë botën. Thomas Bach është President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

 

“Është një mesazh për të gjithë botën, që të bëhet e vetëdijshme mbi magnitudën e kësaj krize, e cila po rritet çdo ditë. Po ashtu është një mesazh që këta nejrëz të zhvendosur me forcë janë një pasuri për të gjitha shoqëritë tona.”

 

Sportistët ndajnë të njëjtat pikpamje. Alaa Maso është sportist refugjat nga Siria.

 

“Duke i treguar botës se refugjatët gjithashtu mund të ëndërrojnë dhe se refugjatët kanë objektiva. Ata u mbijetuan luftërave dhe po jetojnë ëndrrat e tyre.”

 

Kjo është hera e dytë në histori që sportistët refugjatë po marrin pjesë në Olimpike. Hera e parë ishte në Rio të Brazilit në vitin 2016.

 

 

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara