e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

Në vitin 2020 struktura e ndërmarrjeve aktive e prodhuesve të të mirave shënoi rritje me 2% duke arritur 39,1% nga 37% që ishin në vitin 2019. Por kjo rritje llogaritet të jetë rritur me gati 3 herë krahasuar me vitin 2013.

 

Konkretisht në fund të vitit 2020 numëroheshin mbi 65 mijë ndërmarrje që operonin në prodhimin e të mirave, në bujqësi, industri, ndërtim nga afërsisht 17 mijë që ishin në 2013-n.

 

Rritja e numrit të kompanive që operojnë në prodhimin e të mirave tregon se ekonomia shqiptare po bëhet më prodhuese, duke u shkëputur nga një model i mbështetur në masën dërrmuese te tregtia dhe konsumi i mallrave të importuara.

 

Bilanci i jashtëm i ekonomisë ka shenja përmirësimi në dekadën e fundit dhe ngushtimi i kontributit negativ të eksporteve neto në PBB-në e vendit e dëshmon një fakt të tillë.

 

Në periudhën janar-prill 2021 eksportet u rritën me 35 % me bazë vjetore, duke arritur në 109 miliardë lekë. Edhe në raport me 4-mujorin 2019, eksportet shënuan rritje me 10 %.

 

Rritjen më të madhe të eksporteve përgjatë kësaj periudhe e patën materialet e ndërtimit dhe metale me 12,6 %, mineralet, lëndët djegëse dhe energji elektrike 9,8 % dhe tekstilet dhe këpucët me 6,6 %.

 

Rritje shënuan edhe eksportet e produkteve bujqësore.

 

Në Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve (SZHBI) për periudhën 2021-2027 të publikuar për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikohet që eksportet të rriten nga 31.5% e PBB-së që janë aktualisht në 36 % të PBB-së. /ATSH/

 

Më shumë

180 mijë dollarë në muaj nga Bitcoin/ Ferma më e madhe në Shqipëri konsumon energji sa 5 furra buke

Prodhimi i parasë dixhitale Bitcoin po josh me mijëra persona në Shqipëri.   Një fermë bitcoin është ndërtuar në një fshat pranë Tiranës dhe burimet thonë se përdor energjinë duke e vjedhur. Nëse do të faturohej do të duhet të paguajë disa miliona lekë në muaj energji elektrike. Ngritja e një fermë me Bitcoin […]

Projekt buxheti 2022: Rritja ekonomike 4.1%

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot se dy objektivat kryesore të Projekt buxhetit të vitit 2022 janë konsolidimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe i qëndrueshmërisë fiskale të vendit. Në prezantimin e projektbuxhetit në Konferencën e kryetarëve zonja Ibrahimaj deklaroi se për vitin e ardhshëm rritja ekonomike pritet të jetë në nivelin […]

93% e aplikimeve për kredi bankare nga individë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 93% e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve.   Sipas BSH-së, pesha e kredisë për individët, në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë.   Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara