Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

Eksodi i shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998-1999, është një nga ngjarjet më të rënda në historinë e popullit shqiptar.

 

Ai ishte rrjedhojë e zbatimit të projektit shovinist serb me emërtimin “PATKOI”.

 

Me këtë projekt, shteti serb synonte të kryente “pastrimin etnik” të popullsisë etnike shqiptare të Kosovës.

 

Deri në mars të vitit 1999, mendohet se vetëm nga Rrafshi i Dukagjinit u zhvendosën rreth 90 mijë shqiptarë.

Në periudhën mars-qershor 1999, numri i përgjithshëm i shqiptarëve të shpërngulur me dhunë arriti në afro 1 milion vetë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në Qafën e Morinit dhe në Qafën e Prushit.

Dëbimi i shqiptarëve të Kosovës i vitit 1999, përbën një nga eksodet më të rënda në historinë e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Me mikpritjen ndaj vëllezërve shqiptarë nga Kosova, populli shqiptar në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë, banorët e rretheve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës treguan edhe njëherë bujarinë dhe solidaritetin që i karakterizon. Ata dëshmuan para opinionit ndërkombëtar se shqiptarët janë një komb, pavarësisht kufijve politikë.

Kombi shqiptar do t’i mbetet mirënjohës SHBA për kontributin që dha për çështjen e Kosovës.

 

Presidenti i SHBA i asaj kohe, Bill Klinton, përmes një mesazhi historik drejtuar popullit shqiptar të Kosovës në ditët e tyre më të vështira u shpreh:

“Ju do të ktheheni në shtëpitë tuaja. Ju do të keni shkollat tuaja dhe do të ushtroni fenë tuaj. Ju do të zgjidhni udhëheqësit që dëshironi dhe do të vendosni vetë të ardhmen tuaj. Ju nuk do t’i paguani taksa Jugosllavisë. Ju nuk do t’i çoni djemtë tuaj ushtarë për Jugosllavinë. Ju do të keni si monedhë tuajën markën ose dollarin” .

 

16 prill 2020

MHK

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara