e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Pohimi që reforma në drejtësi qe një eksperiment i dështuar dhe që sot mban peng drejtësinë për dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë është tabu për shumicën e aktorëve politikë në vendin tonë, me pak përjashtime. Kjo sepse reforma është edhe një nga investimet më të mëdha të ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian. Për pasojë, kushdo që pohon dështimin, tingëllon si blasfemues.

Të parët, ambasadorët vazhdojnë të flasin për reformën si një histori suksesi, të dytët, zyrtarët e qeverisë e amplifikojnë mesazhin në publik.

Me këtë në mendje, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i ftuar në një panel diskutimi për reformën, e konsideroi si sukses eleminimin nga sistemi të 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të vetingut, mungesa e të cilëve ka futur në ngërç të gjithë sistemin.

Në fillim të konferencës ‘Tirana Connectivity Forum’ të zhvilluar në Tiranë sot, Manja recitoi një fjalim ku foli “një fazë të dytë të reformës në drëjtësi për vitet 2021-2025, një dokument strategjik që synon jetësimin e vizionit për një sistem drejtësie të pavarur, llogaridhënës, të aksessueshëm, transparent dhe efiçent, që mbron të drejtat e njeriut dhe i shërben shoqërisë sipas standarteve europiane”.

Me entuziasëm, Manja pranoi se kishte pasur probleme me vakancat në gjykata dhe në prokurori, por socialistët kanë parashikuar që për 3 vitet e ardhshme të prodhojnë nga shkolla e Magjistraturës rreth 700 magjistratë të tjerë. Me pak fjalë, pritshmëritë janë që sistemi të plotësohet andej nga viti 2024.

Por lehtësia me të cilën ministri shqiptar i drejtësisë pranonte mungesën e drejtësisë, nuk ishte e njëjtë për kolegët e tij në panel Albulena Haxhiu e Kosovës dhe Bojan Marickij, i Maqedonisë së Veriut.

Siç u pa në takim, as vetë ndërkombëtarët që propagandojnë ende sot suksesin e reformës në drejtësi nuk ndajnë të njëjtën mungesë ndjeshmërie ndaj këtij problem të krijuar në vendin tonë. Përkundrazi, ata janë të shqetësuar për atë që po ndodh dhe këtë e konfirmuan dy ministrat e tjerë të drejtësisë.

Albulena Haxhiu e Kosovës, tha se qeveria e Vetëvendosjes ka vendosur ta aplikojë vetingun për të përjashtuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi, por sipas saj, zyrtarët e Bashkimit Europian kishin qenë kundër.

“Kosovës nuk i është kërkuar të bëjë veting në sistemin e drejtësisë. BE kërkon nga ne, që të fokusohemi në përmirësimin e mekanizmave disiplinorë që janë në sistem, por këto nuk kanë funksionuar” tha Haxhiu.

“Në fillim të mandatit tim jam takuar me përfaqësues të Bashkimit Europian. Kanë shprehur rezerva pikërisht për faktin se mund të mbesin institucionet pa personel, mund të kemi vakanca, apo të kemi institucione jofunksionale, siç ka ndodhur edhe rasti i Shqipërisë”, tha Haxhiu duke zbuluar kësisoj se edhe vetë në BE janë të ndërgjegjshëm se reforma tek ne ishte një eksperiment i pamenduar mirë.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Bojan Marickij, Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, i cili tha se vetingu ishte refuzuar nga ndërkombëtarët.

“Në strategjinë tonë të vitit 2017 ne parashikuam të aplikonim vetingun në vendin tonë. Fatkeqësisht, Bashkimi Europian nuk e mbështeti qëllimin tonë për vetingun, por ata mbështetën përforcimin e kritereve për zgjedhjen dhe përjashtimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të rinj. Prandaj nuk e aplikuam vetingun, megjithëse ne donim ta bënim. Por ne implementuam filtrimin, që është një version më i lehtë i vetingut dhe që nuk shkakton ato pasoja që ka shkaktuar në vende të tjera” tha Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë.

Del qartë nga këto deklarata, se të paktën në Bashkimi Europian e kanë kuptuar gabimin që bënë në Shqipëri duke imponuar një reformë të sistemit, që në vend ta përmirësonte, e paralizoi atë. Thjesht nuk e thonë.

 

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale në Kosovë; më shumë se gjysma e komunave shkojnë në balotazh, bie Vetëvendosja

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të ri zgjedhjesh, meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë.   Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit që udhëheq qeverinë, […]

Zgjedhjet lokale në RMV, betejë shqiptare për Çairin

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut po përgatitet një garë e fortë mes kandidatëve të partisë në pushtet dhe atyre opozitare që po tentojnë të ndryshojnë fuqitë në disa komuna. Një prej komunave ku pritet një konkurrencë e fortë mes kandidatëve shqiptarë, është ajo e Çairit.   Përballë kryetarit […]

Në Mal të Zi vazhdon kriza qeveritare dhe politike

Mali i Zi ka ditë që po përjeton krizë qeveritare dhe ende nuk është arritur marrëveshja për rikonstruimin e qeverisë.     Mosmarrëveshjet në radhët e koalicionit qeverisës kanë shtyrë miratimin e një sërë ligjesh në Parlament. Opozita thotë, se zgjidhja e vetme është formimi i qeverisë teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet […]

Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze në SHBA, shqetësim për veprimet e Serbisë

Në foto: Ushtarë polakë, pjesë e KFOR-it, patrullojnë pranë pikë-kalimit të Jarinjës, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë më 2 tetor 2021. (Foto: AP)   Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze në SHBA, shqetësim për veprimet e Serbisë   Përfaqësues të diasporave shqiptare, boshnjake dhe malazeze në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër përfaqësuesve […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara