e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

Gjendja aktuale e ekonomisë ruse është ende mjaftueshmërisht e qëndrueshme përballë krizës së rëndë të shkaktuar nga rënia e çmimit të shitjes të naftës e të gazit dhe ga kriza e shkaktuar nga Covid-19.

 

Ky është përfundimi i ekspertëve të Higher School of Economics, të cilët më parë, nëpërmjet drejtorit për analizën strategjike Igor Nikolaev  kishin vlerësuar edhe mundësinë e një përsëriteje të falimentimit të famshëm të gushtiti të vitit 1998.

 

Sipas Lev Yakobson, zëvendëspresident i Higher School of Economics, ky ishte një parashikim shumë i zymtë, por është i shpjegueshëm me faktin se kur ekonomistët bëjnë parashikime, ata marrin në konsideratë gjithçka që është e mundshme. Ai megjithkëtë kujton se në gusht të vitit 1998, sistemi financiar kombëtar nuk ishte në gjendje të shlyente borxhet e brendshëm e të huaj për shkak të piramidës së detyrimeve shtetërore afatshkurtër.  Atëherë, ashtu si edhe tani, çmimet e shitjes së naftës e të gazit ishin në rënie të fortë, por tani situata është krejt e ndryshme në Rusi. Ndryshimin më të madh e përbën fakti se Banka Qendrore dhe qeveria kanë rezerva të rëndësishme dhe një nivel borxhi publik mjaft të ulët. Po ashtu, fare i ulët është edhe inflancioni. Më 1998-tën, borxhi i jashtëm ishte i barabartë me 182,9 miliardë dollarë, ndërsa deri më 1 Korrik të këtij viti Rusia ka mbajtur një borxh të jashtëm me vetëm 65,5 miliardë USD. Po ashtu, në atë kohë, rezervat e arit të Bankës Qendrore arrin shifrën e 17 miliardë dollarëve, ndërsa ato tani kanë arritur në 600,7 miliardë dollarë. Ky volum rezervash mbulon sot si borxhin publik, ashtu edhe atë financiar e të sipërmarrjeve.

 

Andrei Chernyavsky, një ndër kërkuesët shkencorë pranë Institute for Development Center të vetë  Higher School of Economics,  mendon se qeveria duhet të rrisë borxhin, për shkak të rënies së çmimeve të shitjes së naftës e të gazit e të uljes së prodhimit të këtyre lëndëve të para. Përveç kësaj, thotë ai, ka një rënie të ndjeshme të të ardhurave fiskale për shkak të mosaktivitetit ekonomik e tregëtar të shkaktuar nga Covid.  Stima për deficitin në bilancin federal për vitin 2020 shkon në rreth 5% të PBB (Prodhimit të Brendshëm Bruto). Qeveria do të financojë deficitin e krijuar nga mosshitja e naftës dhe gazit nëpërmjet përdorimit të Fondit Kombëtar të Welfare (NWF), sipas rregullave të bilancit. Kjo do të evitojë një skenar katastrofik, sipas ekspertit.

 

Edhe parashikimet afatmesme nuk janë aq të trishta e nuk duhet të krijojnë frikë. Edhe për vitin 2021, Ministria e Financës ka në program përmbajtjen e shpenzimeve, ndaj qeveria nuk do të ketë nevojë për financime shtesë nëpërmjet borxhit, shton eksperti.

 

 

 

Më shumë

Mbërrijnë në Greqi turistët e parë nga Izraeli, secili me çertifikata vaksinimi

Një nga fluturimet e para me turistë nga Izraeli, mbërriti pak para orës 11 të mëngjesit në Greqi. Turistët nga Tel Aviv kishin në duar çertifikatën e vaksinimit, e cila u lejon atyre të fillojnë pushimet menjëherë, pa karantinë.   Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, çertifikata dixhitale e gjelbër është një […]

Provokimi i ri i Kremlinit – Putin ka gjithnjë me vete valixhen bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin ka gjithnjë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ata strategjikë, kudo që ai ndodhet. Këtë e ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, kur u pyet nëse Putini kishte me vete valixhen e tij bërthamore, gjatë fundjavës së kaluar në Siberi, bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes. […]

A është mirë presidenti? Joe Biden pengohet disa herë në shkallët e avionit , Air Force One

Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One.   Ai është parë të pengohet disa herë duke ngjitur shkallët e avionit të premten.   Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, u ngrit, por përsëri u pengua për herë të dytë […]

Takim i tensionuar SHBA-Kinë në Alaskë

Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij.   “Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara