Saturday 9 December 2023
Saturday 9 December 2023

 

Presidenti amerikan Joe Biden përfundoi të mërkurën një javë të ngjeshur takimesh në Evropë, ndërsa Shtetet e Bashkuara rikthehen në rolin udhëheqës midis aleatëve të tyre të demokracive perëndimore.

Një takim produktiv me aleatët, tha zoti Biden pas takimit të NATO-s dhe samitit të vendeve të G-7ës, ndërsa arriti një marrëveshje në një takim të veçantë me udhëheqësin rus Vladimir Putin për bisedimet e ardhshme mbi kontrollin e armëve dhe sigurinë kibernetike. Bideni arriti synimin kryesor, thotë analisti Mark Simakovsky i Këshillit të Atlantikut, për të forcuar aleancën trans-Atlantike për të trajtuar sfidat.

 

“Nga kovidi tek teknologjia, rregulloret, çështjet e sigurisë e deri tek menaxhimi i kërcënimit në rritje nga Kina dhe Rusia. Unë mendoj se administrata caktoi disa objektiva mjaft të gjera, dhe më e rëndësishmja kërkoi të riparonte dëmin e shkaktuar nga administrata e mëparshme. Mendoj se ata e arritën synimin”.

 

Analisti Michael O’Hanlon i Institutit Brookings thotë për Zërin e Amerikës se Presidenti Biden ritheksoi mbështetjen për partnerët dhe përballjen me kundërshtarët.

 

“Sigurisht që ai rivendosi shpirtin e punës me aleancën. Zhvilloi një takim të mirë të NATO-s dhe një takim realist me Vladimir Putinin. ”

 

Në tryezën e bisedimeve u theksua agresioni rus ndaj fqinjëve, dhe gjendja e kritikut të Putinit, Alexey Navalny, udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse. Uashingtoni dhe aleatët duan të punojnë me Rusinë aty ku është e mudur, tha për Zërin e Amerikës analisti Mark Simakovski i Këshillit të Atlantikut.

 

“U theksua se agresioni i mëtejshëm rus do të ketë kosto për atë vend nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja. Presidenti Biden ishte shumë i qartë se do të ketë reagime nga Shtetet e Bashkuara nëse Rusia vazhdon sulmet kibernetike, destabilizimin në Ukraninë dhe godet opozitën ruse si dhe nëse zoti Navalny vdes në burg.”

 

G-7a kritikoi Kinën për abuzimin e të drejtave të njeriut dhe Rusinë për sulmet kibernetike dhe përdorimin e armëve kimike. Presidenti Biden tha se Rusia dhe Kina nuk do të kenë sukses në përçarjen e aleatëve.

 

Zoti O’ Hanlon thotë se aleatët trajtuan çështjet e vështira tregtare, duke i dhënë fund bllokimit të kahershëm të subvencioneve të avionëve. Ai shton se ka nevojë për më shumë përparim.

 

“Mosmarrëveshjet ende ekzistojnë. Ka disa mosmarrëveshje që zoti Biden nuk mundi ose nuk i zgjidhi gjatë këtij udhëtimi, përfshirë udhëtimet në kohën e kovidit. Është një situatë e jashtëzakonshme për të cilën ende nuk është arritur një marrëveshje. Kemi disa çështje të tjera specifike tregtare, ku akoma ka debate mbi subvencionet, hapjen dhe të drejtat. ”

 

G-7ta premtoi më shumë veprim mbi ndryshimet klimatike – e pamjaftueshme për të kënaqur kritikët – dhe premtoi një miliardë doza të vaksinave kudër kovidit për vendet me të ardhura të ulëta. Analistët pajtohen se turneu i zotit Biden ishte produktive.

 

“Në udhëtimin e parë si president i Shteteve të Bashkuara, ai do të vlerësohet historikisht për pikënisjen e mirë lidhur me ambiciet e tij të politikës së jashtme”, tha për Zërin e Amerikës Mark Simakovsky i Këshillit të Atlantikut.

 

Në bisedime nuk pati diskutime të gjëra mbi të ardhmen e NATO-s, thotë analisti O’Hanlon, e cila është rritur nga 12 në 30 vende anëtare. Ai shton se takimet pasqyruan një konsensus në rritje për të trajtuar agresionin rus dhe sfidat në rritje nga Kina. VOA

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara