Albanian Profile
Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho flet për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend.

 

Sipas tij ende nuk jemi në kolaps, por situata është e dalë jashtë kontrollit. Për Dashon fakti që kemi çdo ditë numër të larë rastesh dhe se vijon prej fillimit të qershorit është për shkak se hapja u bë pa strategji.

 

“Unë nuk mendoj se ka kolaps, por jemi në një situatë të dalën nga kontrolli. Vazhdon prej dy muajsh me hapjen që u bë pa strategji. Shqipëria u hap pa një strategji, pa një gradualitet dhe u hap pa masa. Jemi në situatën ku nuk kontrollon më ministria situatën, por virusi. Jemi dëshmitarë të kësaj situate dhe masat i shohim inekzistence. Numrat nuk janë shqetësuese akoma se kemi kapacitet, por kur nuk ke kontroll mbi situatën mund të precipitojë. Unë nuk dua të ngjall panik”, deklaroi ai.

 

Më tej, Dasho thotë se 85% e të prekurve nga Covid nuk kanë nevojë për trajtim në spital. Këtu eksperti kërkon që t’i jepet rëndësi mjekut të familjes.

 

“85% e të prekurve nga Covid nuk kanë nevojë për trajtim spitalor dhe kjo kërkon dy masa: duhet të bëjmë gati mjekun familjes që ti ndihmojë këta persona, mundet që komplikacionet mund të ndodhi në çdo kohë. Prandaj këshillat e mia janë të bazuara te partneriteti i qytetarit dhe mjekut të familjes. Unë kam thënë mjeku i familjes përcakton trajtimin. Tjetër janë shenjat e alertit. Çdo përkeqësim i gjendjes është shenjë alerti dhe duhet njoftuat mjeku: marrja e frymës, dhimbja e gjoksit, rënie e nivelit të oksigjenimit dhe gjendja e konfuzionit. Këto katër shenja janë universale dhe duhet të ketë kujdes çdo person që menaxhon një person të infektuar në kushtet e shtëpisë”, u shpreh ai, në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”.

 

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara