e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, ka folur për eksportet e prodhimeve shqiptare në emisionin “Alert”, në News24. Rrapaj theksoi se ka rritje të eksporteve ku faktor i parë ishte heqja e TVSH dhe rritja e investimeve në sera dhe në ambientet e tjera të mbrojtura.

“Ka patur vlerësime në këtë fushë nga sektori privat, kemi patur avantazh se kemi filluar me certifikimet në këtë sektor dhe një pjesë e mirë e fermerëve janë orientuar drejt eksportit. Mbështetja me subvencione ndikon drejtpërdrejtë tek eksporti”, deklalori Rrapaj.

Përsa i përket pesticideve, Rrapaj tha se nuk ka ngarkesa të tilla pasi kompanitë janë më të kujdesshme për vetëkontrollin, kanë dyfishuar shpenzimet për emrin e kompanisë dhe për produkte cilësore.

“Për pesticidet problemi më i madh është ngritur nga media. Kompanitë e grumbullimit kanë bërë marrëveshje me fermerët për kontrollin e tyre. Korça, Lushnja, Saranda po implementojnë modelet më të mira nga jashtë. Në Ministrinë e Bujqësisë vazhdohet me të njëjtat nivele si para 6 vitesh, me të njëjtat fonde. Politikisht ministria e ka thënë se mbështet fermerin për informimin, i cili është i domosdoshëm, por nuk ndodh. Kontrolli duhet të bëhet tek toka, tek uji, tek fermeri, kontrabanda ka rënë, por nuk është zhdukur, ka ende pesticideve të paregjistruara”, tha Rrapaj.

Rrapaj theksoi se problem mbetet ende çështja e laboratorëve të pacertifikuar dhe largimi i njerëzve të kualifikuar.

“Ndër çështjet problematike mbetet edhe ajo e laboratorëve, përsa i përket eficencës, kemi investime në godina, por po na ikin njerëzit e kualifikuar. Është periudha më e mirë për t’u angazhuar për të kapur tregun. Kemi 224 qendra grumbullimi që bashkëpunojnë më 50 mijë fermerë. Ka fermerë të pacertifikuar që prodhojnë produkte të pacertifikuara dhe prishin tregun, konkurrencë e pandershme. Duhet të të ketë treg, nuk mund ta ndalosh fermerin të shesë prodhimet e tij”, u shpreh Agim Rrapaj.

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara