Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14% në vitin 2019, ndërsa rritje me 4% shënuan edhe importet drejt vendit tonë.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se së bashku me vendet e rajonit, Shqipëria ka marrë masa për të bërë më të lehtë tregtinë mes vendeve, duke reduktuar kohën dhe procedurat doganore.
“Në vitet e fundit, Qeveria ka zbatuar planin kombëtar të veprimit për tregtinë 2017 – 2020 dhe planin për zonën ekonomike rajonale. Veçanërisht me vendet pjesë e marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Europën Qendrore CEFTA, këto masa kanë sjellë rritje të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë”, tha ajo.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) u nënshkrua në Bukuresht më 19 dhjetor 2006 dhe filloi të zbatohet gjatë vitit 2007. Vendet që e zbatojnë ndërmjet tyre këtë marrëveshje janë Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Moldavia. Me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje u liberalizuan plotësisht vetëm pas vitit 2014 kur të gjitha vendet pjesëmarrëse zbatuan Protokollin II shtese të kësaj marrëveshjeje. ATSH
Biznesi, nis zbardhja e aksionerëve anonimë – Përcaktohen procedurat e regjistrimit në QKB të pronarëve të vërtetë, gjoba deri 10 mijë USD
Malësi e Madhe, fermerët zgjerojnë sipërfaqet me bimë mjeksore
Përgjysmohet eksporti i mandarinës, frutat po kalben në pemë
Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14%
22 shoqata biznesi kundër bllokimit të llogarive të administratorëve – aksionarëve
Gazsjellësi TAP fillon operimin tregtar, gati t’u ofrojë gaz transportuesve
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi gjatë diskutimit të buxhetit 2021 për bujqësinë në Komisionin e Ekonomisë u shpreh se “flukset në rritje të eksporteve bujqësore po shënojnë progres, jo vetëm në sektorin e futave perimeve, por edhe në eksportin e disa produkteve blegtorale dhe agroindustrisë”. “Kemi hapur tregje të reja […]
Biznesi i vogël dhe ai i mesëm në vend kërkojnë një paketë të tretë ndihme financiare nga qeveria. Kryetari i shoqatës së këtyre bizneseve Albert Nasto deklaroi se dëmet që shkaktoi mbyllja e vendit për shkak të pandemisë dhe më pas rinisja e punës nën protokollet e sigurisë, kanë bërë që biznesi i vogël […]
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm mijëra biznese të vogla në vend nuk do të paguajnë tatim-fitim. Drafti i hartuar nga qeveria ka mbërritur në Kuvend dhe ka nisur diskutimi nga deputetët në Komisionet Parlamentare. Janë në total 5311 subjekte të vogla që do të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, nismë e […]
Harta e eksportit të peshkut nga Shqipëria është zgjeruar në 11 shtete të ndryshme, vitet e fundit duke shënuar rritje të ekporteve në volum dhe vlerë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, u shpreh se trendin e rritjes pozitive të këtij sektori e dëshmojnë më së miri shifrat që flasin vetë. “Edhe […]