Në qytetin e Elbasanit ekziston një rrugë që prej vitesh mban dy emra, atë të Heroit të Popullit Kozma Naska dhe të një ish pedagogu dhe studiuesi të mirëfilltë të letërsisë Tomorr Domit.
Ndryshimi u bë në vitin 2014 me vendim të Këshillit Bashkiak, ku rrugës iu hoq emri i Heroit të Popullit dhe iu vu ai i vëllait të ish kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Hysen Domit.
Në Fiks Fare u ankua vëllai i heroit të popullit Kozma Naska i cili kërkoi që të respektohej emri i vëllait të tij dhe rrugës t’i jepej një emërtim përfundimtar, pasi ende sot në këtë rrugë janë me tabela të dyja emërtimet. Ai kërkon që kjo situatë të shpjegohet pasi është edhe prag zgjedhjesh dhe emërtimi i rrugës krijon konfuzion. Ai tregon për Fiksin se është interesuar në disa institucione, por ende nuk ka marrë një përgjigje se pse i është ndërruar emri rrugës nga “Kozma Naska” në “Tomorr Domi”, ndërkohë që në qytetin e Elbasanit është edhe një rrugë tjetër që e mban emrin “Tomorr Domi”.
Fiks Fare u interesua në Bashkinë Elbasan ku z. Marvis Avllazagai, përgjegjës i Sektorit të Projektimeve dhe Shërbimeve sqaroi se është një lapsus nga ana e tyre, por që do të korigjohet shpejt. “Ky është emërtimi i fundit në sistemin e adresave të qytetit të Elbasanit, referuar ligjit të Sistemit të Adresave është përgatitur materiali për korigjim të këtij lapsusi dhe shumë shpejt do i dërgohet Këshillit Bashkiak për ta marrë në konsideratë për korrigjimin e këtij lapsusi” shpjegon z.Avllazagai.
Por edhe nëse kërkon në google map rrugën e mësipërme ajo del me emërtimin “Kozma Naska” dhe për këtë përgjegjësi i bashkisë shprehet se në këtë aplikacion sistemi i adresave është më i vjetër se sistemi i adresave. I pyetur se ka një mbivendosje pasi emërtimin ” Tomorr Domi” e mbajnë dy rrugë, Z. Avllazagai thotë se e kanë evidentuar si rast dhe do ta transmetojnë në Këshillin Bashkiak. Aktualisht rruga mban emërtimin ” Tomorr Domi” dhe jo emrin e Heroit të Popullit “Kozma Haska” të cilit tashmë i ka mbetur vetëm lulishtja në fillim të kësaj rruge ku është edhe busti i tij. TCH
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]