Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Agjencia për Eficencën e Energjisë do të realizojë studimin e fizibiletit mbi elektrifikimin e linjave të transportit urban dhe ndërqytetas në Bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Ky dikaster ka hapur tenderin me një fond limit prej 74.1 mln lekë, ndërsa argumenton se qëllimi i studimit është përmirësimi i eficencës së energjisë në transportin urban dhe ndërqytetas, duke ndikuar në reduktimin e gazeve me efekt serrë dhe në koston e operimit.

 

Sipas dokumenteve të tenderit, sektori i transportit është një nga kontribuesit kryesorë të ndotjes së ajrit, duke zënë 25% të emetimeve të gazeve me efekt serrë në Bashkimin Evropian, teksa në Tiranë luan një rol të madh në përqendrimet e ndotjes, duke ndikuar në shëndetin publik. Ndërkaq, kompania fituese e tenderit do të duhet të realizojë  studimin e fizibilitetit, si dhe testimin e teknologjive të reja të autobusëve elektrikë, me qëllim identifikimin e sistemit më të përshtatshëm për zonat urbane të Tiranës (linja/t urbane më e/të përshtatshme) dhe ato interurbane (linja ndërqytetase Tiranë-Durrës, Tiranë-Vlorë), raporton scan.

 

Gjithashtu, do të realizohet studim i fizibiliteti për vendosjen e pikave më të përshtatshme të karikimit, duke marrë në konsideratë itinerarin e ndjekur dhe lloji i karikimit (plug in, wireless etj). Ndërkaq, pjesë e projektit të Agjencisë së Eficencës së Energjisë do të jetë edhe implementimi i autobusëve elektrikë në zonat urbane, si dhe në linjat ndërqytetase, përkatësisht Tiranë-Durrës, Tiranë-Vlorë si dhe ngritja e kapaciteteve dhe trajnime të ndryshme për një operim sa më eficent dhe të qëndrueshëm të sistemit elektrik të autobusëve.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara