Shakaja dhe talljet mes kolegësh i kanë kushtuar disa oficerëve policie në Britani. 6 efektivë janë pezulluar nga detyra për shkak të deklaratave të tyre raciste kundrejt emigrantëve shqiptarë, për të cilët u shprehën se “duhet të qëllohen pasi të hyjnë në Britani”. Oficerët e policisë e bënë deklaratën ndërsa krahasuan një koleg me ngjyrë me një qen, ku edhe u tallën me emigrantët shqiptarë.
Mediat e huaja raportojnë se ata do të hetohen për abuzim me detyrën, pas një ankese e cila ka ardhur në formë anonime në një nga agjencitë e raportimit të abuzimeve. Kjo ka detyruar autoritetet që të vendosin përgjues ndaj oficerëve për t’i zbuluar, raporton rtsh.
Oficerët talleshin me kolegun e tyre me ngjyrë, Solomon Koranteng, duke e quajtur “qen të racës së përzier”, i thonin se “kishte ardhur me arkë nga Afrika” apo se duhej çuar “në kopshtin zoologjik të Londrës”. 3 nga oficerët e njësisë ishin regjistruar duke thënë se “emigrantët shqiptarë duhet qëlluar me armë” që të mos hyjnë në Angli, apo duheshin vrarë me “agjent nervor”.
Itali – Në vend të vaksinës anti-covid, iu injektojnë ujë fiziologjik (serum)
Besniku i Merkelit fiton: Armin Laschet në krye të CDU
Gjermania lejon ndërtimin e gazsjellësit rus
Avioni pa pilot izraelit ndihmon në sigurimin e kufijve europianë
1700 vjet jetë hebreje në Gjermani
“Koha për të vepruar: për një rimëkëmbje të drejtë, të gjelbër dhe dixhitale”, Portugalia merr Presidencën e Këshillit të BE
Kryetarja e Përgjithshme e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. (MPJ Suedi / Kristian Pohl) Suedia mori kryesimin e OSBE-së, dhe vitin e ardhshëm do të përqendrohet në mbrojtjen e rendit evropian të sigurisë, adresimin e konflikteve të zgjatura dhe rritjen e demokracisë dhe barazisë gjinore. “Suedia është […]
Pas shumë ditësh bisedime intensive Britania dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje pas Brexit. Sipas BBC bëhet me dije se tashmë është arritur mosmarrëveshja mbi të drejtat e peshkimit dhe rregullat e ardhshme të biznesit. Në një deklaratë nga Downing Street u njoftua se marrëveshja është arritur dhe tashmë janë mundësi fantastike […]
Këtë herë nuk bëhet fjalë për Brexit, por për një variant të ri të virusit Corona, që sipas gjasave është 70% më shumë infektues. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë vende izolohen nga Britania e Madhe. Pjesa kontinentale europiane izolohet nga Britania e Madhe për shkak të shfaqjes së një varianti të […]
Ministria italiane e shëndetësisë ka raportuar se kanë gjetur një pacient të infektuar me të njëjtin lloj mutacioni të koronavirusit si në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas The Guardian, pacienti i infektuar u kthye ditët e fundit në Itali nga Mbretëria e Bashkuar me partnerin, kur zbritën në aeroportin Fiumiciano të Romës. Bazuar […]