e diel 24 janar 2021
e diel 24 janar 2021

 

Dhjetëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë ngritur tenda jashtë Suboticës, qytet në veri të Serbisë, me synimin për të kaluar fshehurazi kufirin e afërt me Hungarinë që çon për në Evropën Perëndimore.

Sipas Qendrës së Mbrojtjes së Azilit, ka rreth 1.000 emigrantë në provincën veriore të Vojvodinës që përpiqen të kalojnë në vendet fqinje duke përfshirë Rumaninë dhe Hungarinë, për në pjesët më të pasura të kontinentit.

Rreth 1000 emigrantë të tjerë që ishin në Beograd, shumë prej tyre qëndronin në ajër të hapur në parqe ose në brigjet e lumenjve para se të lëviznin gjithashtu në veri drejt kufirit.

“Ne kemi 150 emigrantë që hyjnë në vend nga jugu çdo ditë,” tha Rados Gjuroviç, drejtori ekzekutiv i qendrës.

Samir, nga Maroku, tha se ai ishte përpjekur të kalonte kufirin me Kroacinë për të udhëtuar në Gjermani, por u ndalua nga policia dhe patrullat ushtarake. Tani ai është jashtë kampit në Suboticë duke pritur të kalojë në Hungari.

“Ne po qëndrojmë këtu, nuk kemi asgjë, po presim dhe unë lutem gjatë gjithë kohës që të arrijë në Evropën (Perëndimore),” tha ai për Reuters.

Ai dhe të tjerët kishin ngritur tenda në mjediset e një kampi refugjatësh të drejtuar nga qeveria, ku burrat rrinin në grupe duke ngrënë arra, duke biseduar ose duke parë telefonët e tyre të mençur.

Emigrantët vinin në radhë për bukën që shpërndahej nga vullnetarët, por pak, nëse kishte, mbanin maska pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, raporton Reuters.

Svetlana Palic, zëdhënëse e komisionit të qeverisë për refugjatët, tha se numri i përgjithshëm i emigrantëve në Serbi ështe rreth 30% më i lartë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ajo nuk tha pse, por politikat e rrepta në Hungari për të kontrolluar numrin e emigrantëve që hyjnë në territorin e saj si dhe patrullat në Kroaci nënkuptojnë se disa janë mbërthyer në veri të Serbisë.

Një zjarr në ishullin grek Lesbos kishte rrafshuar një kamp refugjatësh që strehonte më shumë se 12,000 njerëz, duke bllokuar shumicën e tyre.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian nisi diskutimin e një plani për të rishikuar rregullat e emigracionit që e kanë ndarë bllokun prej kohësh, duke përfshirë një element që do të detyronte de facto secilin shtet të pranonte një numër refugjatësh.

Polonia dhe Hungaria janë kundër masave të tilla.

Serbia ishte një pikë kyçe për emigrantët më 2015, kur më shumë se një milion njerëz që ikën nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Azi u futën në brigjet e BE-së, duke nxitur ndjenjat e ekstremit të djathtë. rel

Më shumë

Turqia sfidon dialogun me Greqinë, “bllokon” Egjeun për një vit

E ndërsa Athina dhe Ankaraja ranë dakord që të ulen në bisedime në 25 janar për cështjen e kufirit detar dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot dha sinjale pozitive për një takim të mundshëm me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Ankaraja mbrëmjen e sotme ka bërë një lëvizje që shkon kundër dialogut.   Turqia […]

Kosovë – Zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin dhe shpalli 14 shkurtin, datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.   “Më këtë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu […]

Kosovë: Parlamenti miraton dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse përkrah Shteteve të Bashkuara

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit, është mbledhur sonte në seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.   Pas vendimit të Kuvendit për shmangie nga afatet procedurale për shqyrtimin e kësaj pike, propozim-vendimin para deputetëve e paraqiti […]

Itinerari i Ballkanit: “Pushbacks” përmes Frontex-it?

Në foto: Kufiri greko shqiptar – migrantët përgatiten për kalimin e kufirit   Gjithnjë e më shumë migrantë përpiqen nga Greqia përmes Shqipërisë të kalojnë në Europën Perëndimore. Shumë prej tyre raportojnë për kthime ilegale (pushbacks) në kufirin grek, me pjesëmarrjen e Frontex-it.   Siriani Ali al-Ebrahim është 22 vjeç. Në vitin 2018 ai iku […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara