e enjte 28 janar 2021
e enjte 28 janar 2021

 

Viti i ri akademik fillon në nëntor, por ende nuk ka një datë të përcaktuar dhe as vendim për mënyrën si do të zhvillohet mësimi në kushtet e pandemisë.

Universiteti i Tiranës, i cili ka numrin më të madh të studentëve dhe stafit akademik, ka planifikuar që leksionet të zhvillohen online, ndërsa seminaret dhe laboratorët në grupe të vogla në auditore.

Megjithatë, drejtuesit e këtij institucioni janë në pritje të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe ekspertëve të shëndetësisë. “Nuk ka një vendim përfundimtar sepse kjo do të lidhet me masat që do të ofrohen nga ministria dhe qeveria në varësi të ecurisë së virusit. Po shikojmë një kombinim të mësimit online të leksioneve dhe auditorëve për seminaret”, shprehet për A2 Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranës.

Aktualisht, në Universitetin e Tiranës nuk ka staf të prekur nga Covid-19, por ka raste të dyshuara të cilët janë vetizoluar. Për shkak të pandemisë, në shkollat e larta vijojnë provimet për të mbyllur këtë vit akademik, por njëherësh edhe regjistrimet për pranimet e reja.

“Ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve në universitete dhe fillon raundi i dytë. Universiteti i Tiranës ka regjistruar 69% të kuotave dhe kanë mbetur 1604 vende të paplotësuara nga mbi 5 mijë të planifikuara për këtë vit”, shprehet Hoxha.

Edhe këtë vit, drejtësia dhe ekonomia janë degët më të kërkuara në Universitetin e Tiranës dhe kuotat bosh në raundin e dytë janë të pakëta. Rektori Hoxha deklaron se nuk do të ketë rritje të tarifës së shkollimit, por një ulje prej 5 mijë lekësh në pagesën e regjistrimit vetëm për ciklin “master”.

Më shumë

Viti ri ri shkollor, ministrja Shahini nxjerr videon se si do të zhvillohet mësimi

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, mbi masat dhe rregullat në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka përcjellë se si do të jetë mënyra e qëndrimit dhe mësimit në klasë.   “Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit […]

7 Marsi, 133 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe

Kjo e shtunë përkon me festën shumë të dashur për shqiptarët, 7 Marsi, e njohur ndryshe si ‘Dita Kombëtare e Mësuesve’. Duke qenë tashmë pjesë e traditës, kjo festë kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit në mbarë vendin, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të […]

Shkolla u mbyll sot nga frika e koronavirusit, ministria i heq licencën

Ministria e Arsimit ka vendosur t’i heqë licencën një shkolle private, e cila mbylli dyert nga frika e koronavirusit. “Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi […]

Frika nga koronavirusi/ Mbyllet shkolla e parë në Tiranë

Një shkollë jopublike në Tiranë ka vendosur të mbyllet për të paktën 2 javë për shkak të frikës nga koronavirusi. Bëhet fjalë për shkollën “Udha e shkronjave” e cila në njoftimin e saj (LEXO KETU) thotë se nuk ka asnjë informacion konfidencial, por e mori këtë vendim si një masë parandaluese të koronavirusit. Në njoftimin e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara