Tuesday 3 October 2023
Tuesday 3 October 2023

 

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.

 

 

Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të qëndrueshme promjedisore. “Energjia atomike nuk mund të jetë zgjidhja në krizën për klimën”, tha ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze. “Ajo është me mjaft rreziqe, shumë e ngadalshme dhe e shtrenjtë për dekadën vendimtare në luftë kundër ndryshimit të klimës.” Sipas ministres gjermane, me energjitë e rinovueshme kemi një alternativë të mrë. Këtë pozicion e ndajnë edhe vende si Portugalia, Danimarka dhe Austria,

 

Disa vende duan ta kategorizojnë energjinë atomike si energji të gjelbër

 

Sfond i këtij debati janë përpjekjet brenda BE për taksonominë, një sistem klasifikimi për investime mbrojtëse ndaj klimës. Me këtë teknologjitë marrin një vlerësim të caktuar si teknologji promjedisore me qëllim që burimet financiare të përdoren më shumë për teknologjinë e gjelbër.

 

Por tetë shtete të BE, mes tyre Franca, Polonia, Hungaria, Çekia i kanë bërë thirrje Komisionit Europian jo vetëm të klasifikojë si të gjelbra centralet atomike dhe deponitë e tyre, por edhe centralet e gazit natyror. Për energjinë fosile të gazit natyror, ky kategorizim duhet të vlejë përkohësisht deri në vitin 2030, dhe vetëm për “centralet më efikase”, ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit në Francë.

 

Deklarata e 5 ministrave të Mjedisit

 

Për të vepruar kundër këtyre planeve, ministrja gjermane e Mjedisit, Schulze dhe ministrat e Austrisë, Luksemburgut, Danimarkës dhe Portugalisë publikuan një deklaratë së fundmi. “Dekada aktuale është vendimtare për rrugën tonë të përbashkët drejt neutralitetit ndaj klimës dhe një sistemi ekonomik, që respekton kufijtë e planetit tonë”, thuhet aty. Prandaj ka shumë rëndësi, që “të kemi një taksonomi të besueshme, të orientuar të BE.” Nënshkruesit përmendin aty mbetjet e energjisë atomike si të rrezikshme për klimën.

 

Çdo vend ka “të drejtë sovrane” të vendosë për ose kundër energjisë atomike, theksojnë pesë ministrat e Mjedisit. Por futja e kësaj forme të energjisë në taksonominë e BE “do të dëmtonte integritetin, besueshmërinë dhe vlerën” e energjive të tjera të rigjenerueshme. Në një ekspertizë juridike të Ministrisë Federale të Mjedisit në Berlin, thuhet, se kategorizimi i energjisë atomike si energji e “gjelbër” mund të “nxirrej para gjykatave të BE”. Berlini dhe Vjena jo drejtpërdrejt kërcënojnë me padi, nëse Komisioni Europian mbështet Francën dhe vendet që janë pro energjisë atomike.

 

Greenpeace shikon një sinjal të fortë

 

Drejtuesi i organizatës ambientaliste, Martin Kaiser e përshëndeti aleancën kundër kategorizimit të energjisë atomike si energji të gjelbër. “Aleanca e shteteve si Gjermania, Austria, Luksemburgu e Portugalia dërgon një sinjal të fuqishëm në drejtim të Komisionit Europian dhe i vë kufi ngjyrimit të gjelbër të energjisë atomike.” Sipas komisionerit të BE për financat, Mairead McGuinness vendimi për kategorizimin e energjisë atomike dhe gazit natyror në taksonomi do të merret deri në fund të vitit. Shtetet anëtare kanë pastaj 12 muaj kohë të ngrenë pretendimet e tyre ndryshe taksonomia hyn në fuqi. DW

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara