Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Rruga për në Jaltë” është një konkurs i hapur midis interpretuesve të muzikës, ku muzikantë të huaj dhe rusë garojnë për çmime.

 

Këtë vit festivali iu kushtua 75 vjetorit të fitores të Luftës së Madhe Patriotike.

 

Në këtë festival mori pjesë dhe artistja e njohur shqiptare, violinistja Enxhi Kumrija, e cila mori çmimin e tretë në festival, që u mbyll mbrëmjen e djeshme në Rusi, në një garë të vështirë ku merrnin pjesë artistë nga e gjithë bota.

 

Performanca e artistes shqiptare është vlerësuar si ndër më të mirat në festival.

 

Ambasada Ruse në Tiranë, pas mbylljes së festivalit, përgëzoi përmes një mesazhi artisten shqiptare mbi suksesin e arritur.

 

“Ambasada Ruse në Shqipëri uron këngëtaren shqiptare Enxhi Kumrija për fitimin e çmimit të tretë të Festivalit “Rruga për në Jaltë”, finali i të cilit u zhvillua mbrëmë në qytetin e Jaltës”, – shkruhet në mesazh.

 

“Enxhi, je e paparë!”, – i është drejtuar ambasada përmes mesazhit të urimit artistes shqiptare në Facebook.

 

 

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara