e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale vendosi shtimin e listës së pasurisë sonë shpirtërore, e cila merret në mbrojtje nga shteti.

 

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bën të ditur se listës për t’u mbrojtur nga shteti i janë shtuar “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, “Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive”, “Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj, “Kcimi i Logut” etj.” -“Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”.

 

Margariti shprehet se këto janë të denja për t’u kandiduar edhe si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

 

Sipas saj, tashmë po punohet për plotësimin e dosjeve, në mënyrë që të mund të kapim afatet e kandidimit.

 

“Populli ynë ka një traditë mjaft të pasur në këngë, valle, doke, zakone, zejtari…, të cilat në epokën e vrullshme të globalizimit dhe teknologjisë rrezikojnë të zhduken. Por pikërisht, këtë të fundit, ne do ta shfrytëzojmë për të ruajtur traditën, ta mbledhim, ta regjistrojmë, digjitalizojmë, ta bëjmë të aksesueshme për studiuesit, por mbi të gjitha, t’ua përcjellim brezave”, deklaron Margariti.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Historia e mbrojtjes së hebrenjve gjatë “Shoah” do të mësohet me të njëjtin tekst në të gjitha shkollat e mesme në Izrael, Shqipëri e Kosovë

-Teksti është ndërtuar mbi bazën e përvojës së shpëtimit të tyre në Shqipëri-     Ambasada e Izraelit në Tiranë organizoi përurimin e tekstit të mësuesit dhe nxënësit “Mbrojtja e hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit (Shoah)”. I pranishëm në ceremoninë e përurimit Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi. Përurimi u bë me praninë e […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

“Mesdheu”, një film për krizën e emigrantëve në Evropë

“Mesdheu”, një film bazuar në një histori të vërtetë që tregon se si u shpëtuan më shumë se 62 mijë emigrantë në detin Mesdhe u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Romë.   Filmi artistik spanjoll tregon se si Oscar Camps, një qytetar katalanas dhe aktivist me një anije të vogël filloi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara