Albanian Profile
e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

 

Shtetasit nga Bangladeshi dhe India kanë shfrytëzuar kontratën e punësimit në Shqipëri për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

 

Mësohet se gjatë dy muajve të fundit, policia ka ushtruar kontrolle në ato biznese ku këta persona kanë pasur një kontratë pune. Është konstatuar se ata nuk janë gjetur në vendet e tyre të punës, apo në sektorët ku duhet të ushtronin detyrat përkatëse.

 

Burime nga Policia e Shtetit thonë se bëhet fjalë për rreth 50 shtetas nga Bangladeshi që janë larguar nga kufiri i gjelbër, me destinacion vendet e BE-së.

 

Nisur nga ky fakt, policia ka dyshime se shtetasit e huaj e kanë përdorur vendin tonë tranzit, duke u ndihmuar edhe nga siguria që pronarë biznesesh u kanë dhënë atyre për t’i punësuar.

 

Lexo edhe :  U dyndën në Shqipëri për punë, bangladeshasit të përfshirë në trafik klandestinësh

 

Policia ka gjobitur rreth 100 biznese me gjobë 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu po hetohet nga struktura të posaçme të policisë, nëse bëhet fjalë për një rrjet të strukturuar kriminal në trafikimin e klandestinëve.

 

Kryesisht, kërkesat e bizneseve, dorëzuar pranë policisë kufitare për të punësuar bangladeshasit, kanë qenë në fushën e ndërtimit dhe hoteleri-turizëm, si kuzhinierë e kamerierë.

 

 

Më shumë

Kapitullimi i Italisë fashiste – si u hapën dyert e shtëpive shqiptare për të mbrojtur trupat italiane nga nazistët gjermanë

Në foto: Pamje nga filmi “Tomka dhe shokët e tij” ku tregohet se si mbroheshin ushtarët italianë në familjet shqiptare     Më 8 shtator 1943, Italia fashiste shpalli kapitullimin para trupave aleate, edhe pse kushtet e marrëveshjes ishin vendosur që më datë 3 shtator. Kapitullimi ndodhi për të ndaluar veprimet e aleatëve në Itali […]

Shqiptarët, të ndarë mbi vendimin për të pritur refugjatët afganë

Shqipëria po strehon refugjatë afganë që do të skanohen para marrjes së vizës amerikane. Disa shqiptarë mendojnë se Shqipëria duhet të ndihmojë SHBA, të tjerë se duhet të zgjidhë fillimisht problemet e brendshme.   Vija bregdetare shqiptare është e mbushur me turistë vendas dhe të huaj që po mbyllin pushimet verore. Por qyteti bregdetar […]

Më 1 shtator 1928 u shpall Monarkia Shqiptare

Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetë, sanksionoi në statut formën monarkike të qeverisjes dhe parashikoi sistemin njëdhomësh parlamentar.   Shqipëria shpallej mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme, ndërkohë që Mbret i shqiptarëve sanksionohej Lart Madhëria e tij Zogu I.   Në prill 1938 Mbreti Zog martohet me […]

Djali i George Soros takon punonjësit afganë të fondacionit

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ka mbërritur në Shqipëri dhe ka vizituar punonjësit afganë të fondacionit, të cilët janë strehuar në hotelet në Durrës. “Kam patur privilegjin të takoj kolegët e Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe të evakuuar të tjerë që u shpëtuan nga Afganistani drejt Shqiërisë. Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara