Turqia ka shpallur ambasadorët e Gjermanisë, SHBA dhe disa vendeve të tjera si persona të padëshiruar. Presidenti Erdogan u shpreh, se ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme për këtë hap. Shkak është rasti Kavala.
Në grindjen për aktivistin turk për të drejtat e njeriut dhe mbështetësin e kulturës, Osman Kavala, kreu i shtetit turk, Erdogan ka shpallur ambasadorin gjerman, atë të SHBA dhe tetë ambasadorë nga vende të tjera si persona non grata. Erdogan tha në Eskisehir, se ka udhëzuar Ministrinë e Jashtëm për këtë hap “që sa më shpejt të jetë e mundur” ata të shpallen persona të padëshiruar. Sipas rregullave të diplomacisë pas këtij hapi vjen dëbimi.
Në fillim të javës ambasadorët kishin lëshuar një apel të përbashkët për lirimin e mbështetësit turk të kulturës, që ndodhet prej katër vjetësh në burg pa dënim, Osman Kavala. Ata i ishin referuar vedhe endimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Si pasojë Turqia i kishte thirrur ambasadorët dhe kishte kërcënuar me dëbimin e tyre. Ankaraja e quajti këtë apel si “të papranueshëm”. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 2019 kishte kërkuar lirimin e Kavala, por Turqia e injoron këtë vendim, megjithëse është anëtare e Këshillit të Europës.
Aktivisti për të drejtat e njeriut u arrestua fillimisht me akuzën për financimin dhe organizimin e protestave kritike ndaj qeverisë për parkun Gezi në vitin 2013 në Stamboll. Në shkurt të këtij viti një gjykatë e liroi atë nga kjo akuzë. Kavala u lirua pas dy vitesh e gjysmë nga burgu, por pak orë pas lirimit u arrestua sërish, këtë herë i akuzuar për përpjekje për puçin ushtarak kundër Erdoganit në vitin 2016.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]