Ermal Meta është prezantuar këtë vit në Sanremo me këngën “Un milione di cose da dirti”, me të cilën, në natën e dytë të festivalit të këngës italiane, ka marrë përkohësisht vendin e parë.
Kjo është pjesëmarrja e katërt e Metës në Festivalin e Sanremos, të cilin e fitoi para 3 vitesh.
Ndërkohë, kënga me të cilën merr pjesë këtë vit është pjesë e albumit të ri “Tribu’ Urbana”, në të cilin këngëtari shqiptar nuk ka asnjë bashkëpunim.
“Kam punuar për këtë album me dëshirën për të vrapuar dhe me dëshirën për liri, kur liria ishte një privilegj që nuk e kishim. Për këtë arsye, nuk mendova për të bërë bashkëpunime. Shikoj shumë bashkëpunime që nuk kanë lidhje”, u shpreh Ermal Meta për mediat italiane.
Dita Ndërkombëtare e Teatrit
Gjirokastra rrezikon “UNESCO-n”, ekspertët: Të ndalet projekti i by-passit
Misioni i tij, Lulzim Basha prezanton librin e tij të parë
Bienalja e Akuarelit, Haliti tregon fuqinë e artit edhe në kohë të vështira për njerëzimin
Oscar 2021 – Për herë të parë të nominuara dy regjizore femra dhe nëntë aktorë me ngjyrë
Shprehja e Bushit për Kosovën – Instalacioni i veçantë në Tiranë
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi u zhvillua të enjten ceremonia e përfundimit të përgatitjes së dosjes së koleksionit “Marubi” që do të paraqitet në UNESCO, si një pasuri botërore. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se shumë shpejt do të dërgohen në UNESCO edhe dosjet e xhubletes dhe Valles së Tropojës, si […]
“Zgjoi”, një film me regji të Blerta Bashollit nga Kosova, fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Filmi i cili flet për jetën e një gruaje që mbeti e ve pas luftës në Kosovë, fitoi çmimet: […]
Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike, jepet njëzëri pëlqimi për propozimin e Kryesisë në mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë Propozimi i kryesisë u bë i shoqëruar me preventivat orientuese dhe platformat paraprake të hartuara nga grupet e punës dhe komisionet përkatëse, në bashkëpunim me përfaqësues të ASA-s, […]
INSTAT publikon informacion për institucionet e artit dhe kulturës, të trashëgimisë kulturore dhe bibliotekës kombëtare. Institucione të artit dhe kulturës Gjatë tremujorit të katërt 2020, janë organizuar gjithsej 80 shfaqje dhe premiera të hapura, 7 shfaqje në Teatrin Kombëtar Popullor, 32 shfaqje në Teatrin Kombëtar Eksperimental, 20 shfaqje në Teatrin Kombëtar […]