Kryenegociatori dhe zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Ali Bagheri tha se propozimet për zgjidhjen që Teherani paraqiti në negociatat bërthamore në Vjenë nuk u pranuan nga vendet evropiane palë të marrëveshjes.
Në një fjalim në televizionin shtetëror të Iranit, Bagheri dha informacione lidhur me negociatat ku u diskutua zbatimi i plotë i Marrëveshjes Bërthamore të emërtuar si “Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA)” dhe kthimi i SHBA-së e cila u tërhoq nga marrëveshja në mënyrë të njëanshme në maj 2018.
Bagheri tha se propozimet e paraqitura për heqjen e sanksioneve dhe lidhur me aktivitetet bërthamore të Iranit, nuk u pranuan nga palët evropiane të marrëveshjes. “Është e vërtetë se pala evropiane nuk është e kënaqur nga propozimet tona, por ajo që është më e rëndësishme është se këto propozime bazohen në parimet e përbashkëta mes dy palëve. Theksuan se propozimet tona nuk përputhen me mendimet e tyre. U thashë se kjo është normale sepse në bisedime ne paraqesim gjëra që janë në përputhje me interesat dhe politikat tona dhe jo gjëra në përputhje me mendimet e tyre”, tha ai.
Sipas tij, edhe pala evropiane mund të paraqesë propozimet e saj me kushtin që ato të jenë të bazuara në parimet e përbashkëta. “Çdo propozim që nuk bazohet në një bazë të përbashkët nuk është propozim për negociata dhe marrëveshje, por është propozim për dialog me rezultat të papërcaktuar”, tha Bagheri.
Bisedimet, në të cilat u diskutua sërish për zbatimin e plotë të Marrëveshje Bërthamore të Iranit dhe kthimin e SHBA-së në marrëveshje, rifilluan më 29 nëntor pas një ndërprerje prej rreth 5 muajsh. Bisedimet e zhvilluara në Vjenë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Irani nën kryesimin e zv/sekretarit të përgjithshëm dhe drejtorin politik të Shërbimit të Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së, Enrique Mora, u ndërprenë deri në javën e ardhshme pasi palët nuk mundën të arrijnë një dakordim, shkruan AA.
Pala evropiane mbrojti idenë e saj se delegacioni iranian ka bërë ndryshime gjithëpërfshirëse në tekstin e projekt marrëveshjes së dakorduar në negociatat e mëparshme si dhe akuzoi Iranin për paraqitjen e një “qëndrimi të ngurtë” në bisedime.
Në rast krize të sakrifikohet zona e Shengenit?
Olaf Scholz – kancelari i ri i Gjermanisë
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Nisin protestat masive në Bruksel, qytetarët kundërshtojnë masat anti-Covid
Europa nuk pranon propozimet e Iranit në negociatat bërthamore
Gjermani: Vaksinimi me detyrim – Rrezik radikalizimi?
Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]
Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]
Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj? Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]
Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen? “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]