e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

Fqinjët europianë të Italisë janë zotuar të mbajnë kufij të hapur, pavarësisht koronavirusit të ri që përhapet në Toskanë dhe Siçili me një numër në rritje të të infektuarve.

Kryeministri Giuseppe Conte ka fajësuar menaxhimin e dobët në një spital në veri të vendit për shpërthimin, pas rritjes së konsiderueshme të njerëzve të infektuar në Europë.

Ministrat e shëndetësisë nga vendet fqinjë të Italisë duke u takuar në Romë së bashku me përfaqësuesin e shëndetit të BE thanë se mbyllja e kufijve do të ishte një masë “joproporcionale dhe joefektive”.

“Ne po flasim për një virus që nuk respekton kufijtë,” tha Ministri i Shëndetësisë të Italisë Roberto Speranza.

Homologu i tij gjerman, Jens Spahn, i cili ishte gjithashtu në mbledhjen e Romës, tha se ata “po e marrin situatën shumë, shumë seriozisht. (Al Jazeera) scan

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara