e hënë 19 prill 2021
e hënë 19 prill 2021

 

 

Ndonëse 2020-a ishte një vit, kur udhëtimet u bllokuan që nga mesi i muajit mars, shtetasit shqiptarë e kanë gjetur sërish rrugën për të ikur në Europë dhe për të kërkuar azil.

 

Eurostat raportoi sot se ka pasur mbi 5 mijë kërkesa për azil për herë të parë nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian dhe Zvicër. Në krahasim me një vit më parë, kërkesat kanë rënë me rreth 70%, si rrjedhojë e kufizimeve të krijuara nga pandemia.

 

Franca vijon të mbetet shteti më i preferuar i shqiptarëve për të kërkuar azil, për shkak të trajtimit më të mirë social që u bëhen emigrantëve. Në total, janë rreth 2 mijë aplikime nga shtetasit shqiptarë për azil në Francë, ose 39% e totalit. Në krahasim me një vit parë, aplikimet janë tkurrur me  76%.

 

Greqia është shteti i dytë i BE-së që pret më shumë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë, me rreth 1 mijë, ose 20% të totalit. Më pas renditet Gjermania me 16% të totalit; Italia, me 9%, Belgjika me 5.3%.

 

Suedia është një tjetër destinacion, ku shqiptarët provojnë që të aplikojnë për të marrë dokumente si azilantë (190 aplikime, ose 4% e totalit).

 

Irlanda është një tjetër vend që ka zgjuar interesin dy vitet e fundit, me 40 aplikime në 2020-n.

 

Në të gjithë botën, Shqipëria renditet e 23-ta për numrin e kërkesave për azil, por duke qenë se popullsia e saj është e ulët, në raport me popullsinë, klasifikohemi të dytët pas Sirisë. Ndërsa në Ballkan mbetet e para në vlerë absolute.

 

Për 2020-n mungojnë të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar (tashmë të dalë nga BE), ku në 2019-n kishte 3,900 aplikime. Ndërsa në Zvicër kishte 45 aplikime, nga 130 në 2019-n.

 

Aplikimet për azil 

 

Eurostat raporton se në vitin 2020, 416 600 aplikantë për herë të parë të azilit aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, me rënie me 34% krahasuar me 2019 (631 300) dhe me 21% krahasuar me nivelin e regjistruar në 2014 (530 600), para kulmeve të 2015 dhe 2016.

 

Sirianët, Afganët, Venezuelët dhe Kolumbianët paraqitën më shumë kërkesa për azil, duke përbërë së bashku 40% të të gjithë aplikuesve të parë në Shtetet Anëtare të BE në 2020.

 

Sirianët (63 500 aplikantë për herë të parë, ose 15% e numrit të përgjithshëm të aplikantëve për herë të parë) ishte shtetësia kryesore e azilkërkuesve në Shtetet Anëtare të BE, duke vazhduar trendin e vërejtur që nga viti 2013. Mbi gjysma e Sirianëve paraqitën kërkesën e tyre ne Gjermani.

 

Afganët (44 200, ose 11% e totalit të BE-së) ishte shtetësia e dytë kryesore për të tretin vit radhazi. Rreth një e katërta e të gjitha kërkesave afgane u paraqitën në Greqi dhe Francë secila.

 

Shtetasit e Venezuelës (30 300, 7% e totalit të BE-së) u renditën të tretët. Mbi 90% e shtetasve të Venezuelës kërkuan azil në Spanjë. Venezuelianët u ndoqën nga afër nga kolumbianët (29 100 aplikantë për herë të parë, 7% të totalit të BE), gjithashtu me më shumë se 90% të aplikacioneve në Spanjë.

 

Me 102 500 aplikantë për herë të parë të regjistruar në vitin 2020, Gjermania përbënte një të katërtën e të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE. Ajo u pasua nga afër nga Spanja (86 400, ose 21%) dhe Franca (81 800, ose 20%), përpara Greqisë (37 900, ose 9%) dhe Italisë (21 200, ose 5%). Këto pesë shtete anëtare së bashku përbënin 80% të të gjithë aplikuesve për herë të parë në BE. monitor

 

 

 

 

 

Më shumë

Raporti – OKB: Shqipëria, vendi kryesor në Europë i origjinës së kanabisit

Një raport i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), që analizon me detaje krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar se Shqipëria është vendi kryesor në Europë i origjinës së kanabisit për periudhën 2014-2018, ndërkohë që grupet kriminale shqiptare tashmë janë përhapur në gjithë Europën, kryesisht në […]

Raporti i BERZH: Rritet korrupsioni, PPP-të rrezikojnë borxhin, ulet eficienca e gjykatave

Reforma në Drejtësi nuk ka dhënë efektet e pritshme në luftën kundër korrupsionit. Ky është thelbi i raportit më të fundit të BERZH për Shqipërinë.   Raporti i fundit i tranzicionit i Bankës Europiane për Rimdërtim dhe Zhvillim , i cili këtë vit është përqëndruar në rëndësinë që ka roli i shtetit për […]

KLSH: Shkeljet, 17 milionë Euro – Raporti vjetor mbërrin në parlament

2 miliardë lekë ose 17 milionë euro është dëmi ekonomik i buxhetit të shtetit për vitin 2019.   Është kjo shifra e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të viti të kaluar, i cili është depozituar  tashmë në Kuvend për diskutim.   Nga auditimet e  kryera nga […]

Tregu i sigurimeve për periudhën janar-shtator, mbeti sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2020 kapën vlerën mbi 11,999 milionë lekë, ose 6.54% më pak se në periudhën janar-shtator 2019. Gjatë periudhës janar-shtator 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 693,507 me një ulje prej 30.10% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.   Sipas […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara