e premte 22 janar 2021
e premte 22 janar 2021

 

 

Mali më i lartë në botë Everest është 86 centimetra më i lartë, njoftuan Nepali dhe Kina.

 

Deri më tani, dy vendet nuk janë pajtuar nëse duhet të shtojnë ose jo kapakun e borës sipër.

 

Autoritetet kineze kanë thënë se mali është i lartë aq sa lartësia e tij shkëmbore, ndërsa autoritetet e Nepalit kanë argumentuar se duhet përfshirë edhe bora në majë.

 

Lartësia e re e malit është 8,848.86 metra.

 

Matja e mëparshme zyrtare e Kinës ka qenë 8,844.43 metra, apo katër metra më e ulët se ajo e Nepalit.

 

Everesti shtrihet në kufirin midis Kinës dhe Nepalit dhe alpinistët ngjiten në majë të tij nga të dyja anët.

 

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Nepalit dhe të Departamentit të Matjeve thanë se topografët e të dyja vendeve kanë rënë dakord për lartësinë e re.

 

Marrëveshja për të njoftuar bashkërisht për matjen e re të pikës më të lartë në Tokë është bërë gjatë vizitës së presidentit të Kinës, Xi Jinping, në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, vitin e kaluar.

 

Më shumë

Ngrohja globale po shkrin akullnajën e fundit në Venezuelë

Akullnaja e fundit në majën Humboldt do të shkrihet plotësisht brenda një kohe të shkurtër Për shkak të ngrohjes globale, akullnaja e fundit në majën Humboldt, e cila njihet si maja e dytë më e lartë në shtetin e Amerikës Jugore, Venezuelë, po shkrihet me shpejtësi. Sipas lajmit të uebfaqes “El Nacional”, studiuesit venezuelas njoftuan […]

Pamjet spektakolare të aktivizimit të vullkanit Stromboli

Kamerat e vendosura nga shkencëtarët kanë filmuar pamjet spektakolare të aktivizimit të vullkanit Stromboli, në Itali. Në video, shihet shpërthimi i fuqishëm i vullkanit “të fjetur” që ngre në qiell një re të madhe tymi dhe hiri vullkanik. Kamerat janë vendosur nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i cili monitoron aktivitetin vullkanik, në […]

Hidrocentrali mbi lumin Vjosa nuk do të ndërtohet

Hidrocentrali i Kalivaçit nuk do të ndërtohet. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar lejen mjedisore pas kërkesës së bërë nga shoqëria koncesionare AYEN-ALB në fillim të vitit.   Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohej mbi lumin Vjosa, por kundërshtimet kanë qënë të forta si nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit edhe nga eurodeputetë të […]

Një specie e re peshkaqeni në PKD Karaburun-Sazan

Një specie e re peshkaqeni është shfaqur në Parkun Kombëtar Detar  në Karaburun-Sazan. Sipas njoftimit nga Qendra e Vizitorëve Radhimë në Vlorë, peshkaqeni është i parrezikshëm për njerëzit.   Mbretëria: Shtazore Tipi: Kordata Klasa: Kondrihtët Rendi: Skualiformët Familja: Dalatide Gjinia: Dalatias Lloji: Dalatias licha (Peshkaqeni fokë)   𝗞𝗮𝗿𝗮𝗸𝘁𝗲𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗮𝘁 𝗲 𝘀𝗽𝗲𝗰𝗶𝗲𝘀: Peshkaqen i parrezikshëm për […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara