e enjte 21 janar 2021
e enjte 21 janar 2021

 

Pas sulmeve të fundit terroriste në Evropë, Franca dhe Gjermania po bëjnë thirrje për siguri shumë më të rreptë në kufijtë e tyre të jashtëm. Ekspertët thonë megjithatë, se vetëm masa të tilla nuk kanë gjasa ta zgjidhin problemin.

 

Sulmet filluan në Paris më 16 tetor – kur mësuesit Samuel Paty iu pre koka nga adoleshenti çeçen Abdullakh Anzorov.

 

Më pak se dy javë më vonë, një tunizian goditi për vdekje tre persona në një kishë në qytetin e Nisës. Ai kishte mbërritur aty nga Tunizia si imigrant përmes Italisë.

 

Dhe më 2 nëntor, simpatizanti i Shtetit Islamik Kujtim Fejzullai qëlloi dhe vrau katër persona në Vjenë.

 

Udhëheqësit e këtyre vendeve – së bashku me krerët dhe zyrtarët e tjerë të shteteve evropiane – u takuan të martën për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj situatës. Franca dhe Gjermania bënë thirrje për të siguruar më rreptësisht kufirin në zonat e udhëtimit pa pasaporta të Evropës, që njihet si Zona Shengen.

 

“Masa nuk ka të bëjë me zvogëlimin ose pakësimin e së drejtës për azil, por ka të bëjë me zbatimin e drejtë dhe luftimin e rrugëve për ta keqpërdorur atë, dhe për të mbrojtur më mirë kufijtë tanë të përbashkët”, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

 

Terroristët në Nisë dhe Vjenë kishin lëvizur lirisht mes vendeve të Shengenit. Sigurimi i kufirit të jashtëm nuk do ta zgjidhë domosdoshmërisht problemin, thotë analisti i terrorit Raffaello Pantucci.

 

“Siç e kemi parë në mënyrë të përsëritur në të kaluarën, sulmet terroriste kanë prirjen të vijnë nga brenda. Incidenti i fundit që pamë në Austri ishte një shembull tjetër i kësaj. Ndërsa individi i përfshirë mund të jetë emigrant i brezit të dytë, ai në të vërtetë ka lindur në Austri”, thotë analisti.

 

Pra, si duhet ta trajtojnë qeveritë kërcënimin e radikalizimit të rritur në vend? Evropa po propozon ligje të reja për të goditur kompanitë e internetit që lejojnë përmbajtje ekstremiste.

 

“Në momentin që u jepet prova se në faqet e tyre ka diçka që është kriminale ose e dëmshme, ata duhet të reagojnë menjëherë dhe me shpejtësi”, thotë Ursula von der Leyen, president e Komisionit Evropian.

 

Takimi i BE-së u zhvillua në përvjetorin e pestë të sulmeve të koordinuara terroriste në Paris, kur nëntë sulmues vranë 130 njerëz. Që nga ajo kohë, shumica e sulmeve në Evropë janë kryer nga të ashtuquajturit terroristë të vetmuar.

 

“Është një situatë më e mirë sesa ajo e para disa viteve, në kohën e sulmeve në shkallë të gjerë që pamë në Paris apo Madrid ose Londër”, thotë Raffaelo Pantucci.

 

27 krerët e shteteve të Bashkimit Evropian do të takohen përsëri në dhjetor për të vendosur hapa konkretë për trajtimin e kërcënimit terrorist. VOA

 

Më shumë

Parlamenti britanik votoi për marrëveshjen pas Brexit-it

Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik e miratoi me shumicë të madhe marrëveshjen e negociuar të tregtisë së lirë me BE. Deputetët hapën rrugën për një zbatim të përkohshëm të traktatit nga 1 janari. Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik votoi për marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE me një shumicë të madhe […]

Europa në bllokim para Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

Një numër vendesh europiane kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve para festës së Krishtlindjes, pa një rritjeje të numrit të të infektuarve. Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, teatrot dhe palestrat. Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të […]

Marrëveshje për klimën në samitin e BE

Një buxhet historik i përbashkët dhe një politikë e përbashkët klimatike: Kancelarja Angela Merkel kapërceu dy nga problemet kryesore të BE-së.   Pas një takimi maratonë 27 vendet anëtare të BE-së u zotuan se deri në vitin 2030 do të ulin me 55 përqind emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serrë. Fakti që ky […]

BE shtyn zgjerimin me Ballkanin

Është kohë bllokadash në Bashkimin Europian. Pas krizës së buxhetit, tani është Bullgaria që vë veto për Maqedoninë e Veriut. Përpjekja e re për negociata shtyhet për në vitin 2021. Zhgënjim në Berlin.     “Nuk kemi mbërritur aty, ku duhet të kishim mbërritur prej kohësh”, pranoi ministri gjerman për Europën në Ministrinë e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara