Një numër vendesh europiane kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve para festës së Krishtlindjes, pa një rritjeje të numrit të të infektuarve. Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, teatrot dhe palestrat. Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të infektuarve ka arritur në nivele rekord.
Franca ka lehtësuar disa masa por megjithatë shumë kufizime do të mbesin në fuqi pasi numri i të prekurve nga sëmundja COVID-19 është akoma i lartë. Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe janë ndër vendet që kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve gjatë pandemisë. Javët e fundit, qeveritë e vendeve europiane janë përballur me dilema të vështira nëse duhet të lehtësojnë kufizimet për periudhën e pushimeve. Por, vala e fundit e të infektuarve në disa vende i ka shtyrë qeveritë të ndalojnë planet për të zbutur rregullat.
1700 vjet jetë hebreje në Gjermani
“Koha për të vepruar: për një rimëkëmbje të drejtë, të gjelbër dhe dixhitale”, Portugalia merr Presidencën e Këshillit të BE
Suedia merr kryesinë e OSBE-së
BREXIT – Babai i Boris Johnson. bën kërkesë për pasaportë franceze: “Unë do të jem gjithmonë evropian, kjo është e sigurt”
Kina dhe BE shpallën përfundimin e bisedimeve mbi marrëveshjen e investimeve
Parlamenti britanik votoi për marrëveshjen pas Brexit-it
Bashkimi Evropian bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm” të një gazetareje kineze, e cila është dënuar me burgim, pasi ka dokumentuar fazat e hershme të pandemisë së koronavirusit në qytetin e Wuhanit. Zhang Zhan është dënuar të hënën me katër vjet burgim, pasi është shpallur fajtore për “provokimin e telasheve” – një akuzë […]
Një buxhet historik i përbashkët dhe një politikë e përbashkët klimatike: Kancelarja Angela Merkel kapërceu dy nga problemet kryesore të BE-së. Pas një takimi maratonë 27 vendet anëtare të BE-së u zotuan se deri në vitin 2030 do të ulin me 55 përqind emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serrë. Fakti që ky […]
Është kohë bllokadash në Bashkimin Europian. Pas krizës së buxhetit, tani është Bullgaria që vë veto për Maqedoninë e Veriut. Përpjekja e re për negociata shtyhet për në vitin 2021. Zhgënjim në Berlin. “Nuk kemi mbërritur aty, ku duhet të kishim mbërritur prej kohësh”, pranoi ministri gjerman për Europën në Ministrinë e […]
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të premten se Turqia nuk e ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Greqisë dhe paralajmëroi se Bashkimin Evropian tani do të konsiderojë vendosjen e sanksioneve. “Unë mendoj se loja e maces dhe miut duhet të mbarojë”, tha Michel, duke iu referuar aktiviteteve të përsëritura të Turqisë […]