Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

Evropa përkujton sot me rastin e së ashtuquajturës “Dita e Shiritit të Zi” viktimat e regjimeve totalitare si ato komuniste, naziste dhe fashiste.

Përmes një deklarate për shtyp komisionarët e Bashkimit Evropian, Věra Jourová dhe Didier Reynders theksuan faktin se liria nga totalitarizimi dhe autoritarizimi në Evropë “nuk është dhuruar”, por “fituar me mund” dhe për këtë kjo liri “duhet mbajtur gjallë çdo ditë”.

“Ne zgjodhëm këtë liri kur nënshkruam Traktatin Evropian – lirinë për të jetuar me dinjitet, [lirinë për] të zgjedhur se si do të qeverisen vendet tona, dhe për të vendosur mbi të ardhmen tonë. Ne duhet medoemos të vazhdojmë e të qëndrojmë fort te këto vlera,” – thuhet në deklaratën e përbashkët të dy komisionerëve përgjegjës për Drejtësinë, Vlerat dhe Transparencën, raporton euronews.

Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Totalitarizmit u vendos në vitin 2009 të jetë 23 gushti si simbolikë e marrëveshjes së vitit 1939 mes Gjermanisë naziste të Adolf Hitler dhe Bashkimit Sovjetik të Joseph Stalin.

Marrëveshja e quajtur si Molotov-Ribbentrop (për shkak të dy ministrave Joachim von Ribbentrop dhe Vyacheslav Molotov) dakordësoi një plan mirëkuptimi për të mos sulmuar njëri-tjetrin dhe për të caktuar zonat e influencës rreth Polonisë, Lituanisë, Letonisë, Estonisë dhe Finlandës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kjo marrëveshje mbetet në histori si një nga bashkëpunimet më të rënda mes dy prej formave më totalitare të regjimeve, ai nazist dhe komunist.

Dy këto regjime, bashkë me regjimin fashist, shkaktuan miliona të vrarë në Luftën e Dytë Botërore dhe po kështu në 40 vitet e tjera që pasuan atë deri sa në vitin 1989 një valë revolte që shpërtheu në Gjermaninë Lindore pas shembjes së murit të Berlinit, rrëzoi një nga një thuajse të gjitha regjimet diktatoriale në Evropë.

Mes vendeve që e vuajtën totalitarizmin ishte dhe Shqipëria.

Instituti i ish-të Përndjekurve Politikë dhe ai i Studimeve për Pasojat dhe Krimet e Komunizmit kanë nxjerrë në pah se regjimi i diktatorit Enver Hoxha mund të ketë përndjekur me dëbime dhe internime nga 42,700 – 100 mijë persona ku mbi 14,500 u burgosën dhe rreth 5,500 prej tyre u ekzekutuan ose vdiqën burgjeve.

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara