e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë.

Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare.

Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen e vajzës, duke u shprehur se si ajo ashtu edhe e ëma, Elia Zaharia gëzojnë të dyja shëndet të plotë.

 

Njoftim Zyrtar

 

Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.

Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor.

 

Falenderojme ekipin mjeksor:

MJEKET:
Dr.Merita Alushani – Operatore
Dr.Maksim Gjoni – Asistenti I pare
Dr.Gerta Semini – Asistenti I dyte
Dr.Zef Delia – Anestezist
Dr.Lorenc Buzo – Anestezist
Dr. Shahe Berisha – Neonatologe

 

MAMITË

Dhurata Boka
Rudina Tafaj
Rabije Allaraj
Majlinda Pasha
Mimoza Vogli
Aferdita Dizdari

 

Më shumë

I thanë se kishte 7 fëmijë, gruaja nga Mali lind 9

Një grua nga Mali ka lindur nëntë foshnja, duke shënuar herën e parë që një grua ka sjellë në jetë kaq fëmijë të mbijetuar për një herë.   Halima Cisse, 25-vjeçare ka lindur fëmijët me prerje cezariane më 4 maj në Marok, pasi ka pasur nevojë për trajtim special, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore të […]

Familja mbretërore bëhet me vajzë, vjen në jetë Gelardina II

Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare. Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen […]

I porsalinduri tërheq maskën e mjekut, fotoja bëhet virale

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale.   Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar.   Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe […]

Moda në kohën e pandemisë, në Paris organizohet sfilata javore përgjatë lumit Sena

Një festim ndryshe është organizuar në Paris për javën e modës, ku marka e njohur pariziene “AMI” I ka paraqitur veshjet në një sfilatë të mbajtur përgjatë lumit të Senës.   Modele femra dhe meshkuj kanë dalë njëri pas tjetrit për të prezantuar krijimet e markës, të cilat stilisti i cilësoi si pjesë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara