e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, ku ndërkohë disa politikanë fantazojnë për një largim të ngjashëm të trupave amerikane edhe nga Kosova, shkruan “Die Presse”.

 

 

Prej javësh gjendja kaotike në Afganistan pas marrjes rrufeshëm të pushtetit nga talibanët është në fokus të mediave botërore. Shumë vende u detyuran në aksione urgjente shpëtimi të tërhiqnin punonjësit e tyre dhe forcat lokale nga Afganistani. Ndërkohë misioni i shpëtimit ushtarak nga SHBA dhe vendet e tjera ka përfunduar. 31 gusht ishte dita e fundit.

 

Por tërheqja përfundimtare e trupave amerikane ka bërë që diku tjetër kjo të pritet me kënaqësi, madje edhe të fantazohet me zë të lartë si në Serbi për një tërheqje të SHBA-së nga Kosova. Në një artikull të gazetës së njohur austriake “Die Presse” vihen në fokus pikërisht këto ëndërrime të politikanëve serbë. Dështimi i SHBA në Afganistan ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, shkruan “Die Presse”.

 

Kreu i parlamentit serb dhe ish-kryeministri, Ivica Daçiq thotë, se që nga ardhja e SHBA në Afganistan u rrit me 100% prodhimi i heroinës. “Luftën e Kosovës të vitit 1999 dhe bombardimin e Serbisë nga NATO nuk e kanë harruar pushtembajtësit e sotëm serbë: disa prej tyre si Daçiq apo kreu i sotëm i shtetit, Aleksandar Vuçiq kanë mbajtur poste të larta atëkohë. Tërheqja e menjëhershme e SHBA nga Afganistani ka bërë që madje disa politikanë qeveritarë të fantazojnë për një tërheqje të mundshme të fuqisë së padëshiruar botërore edhe nga Kosova”, shkruan “Die Presse”.

 

Gazeta i referohet edhe politikanit serb të SPS-së, Veljko Odalovic, që është shprehur se “kudo ku kanë qenë në botë amerikanët e kanë lënë atë vend”. Sipas Odalovic edhe “Prishtina duhet ta kuptojë, se nga ana e SHBA nuk ka mbështetje të përgjithmontë dhe pa kushte.”

 

Vërtet që pas luftës së Kosovës, prezenca e trupave ndërkombëtare të K-FOR-it është reduktuar, nga 50.000 ushtarë që ishin në fillim, në 3578 aktualisht. SHBA ka tani në Kosovë kontigjentin e dytë prej 624 ushtarësh, por aktualisht opcioni i largimit të SHBA nuk shihet si realist në plan afatshkurtër. “Die Presse” shkruan se “megjithëse mbyllja e bazës ushtarake Camp Bondsteel, jo larg Ferizajt është tematizuar rregullisht nga diplomatë amerikane dhe politikanë, ëndrrat serbe për një tërheqje të plotë të SHBA nga Kosova duken jo realiste.”

 

Por në plan afatshkurtër, shkruan “Die Presse”, barakat bosh të Bondsteel mund të mbushen me afganë, ish-punonjës të ushtrisë amerikanë në Afganistan. Kontigjenti i parë në Kosovë ndërkohë ka mbërritur. Për Kosovën prania e SHBA është garanci për sigurinë e saj dhe shtetësinë, që nuk njihet ende nga Beogradi. DW

 

Më shumë

Kosovë: Shumë kandidatë për zgjedhjet lokale me probleme ligjore

Të paktën 160 kandidatë nga 30 subjekte politike nuk mund të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas KQZ ka edhe kandidatë për kryetarë të komunave që kanë probleme me ligjin.   Jo të gjithë kandidatët për asambletë komunale dhe ata për kryetar komunash që duan të garojnë për zgjedhjet lokale të 17 […]

Themelohet institucioni i Operës së Kosovës

Pas shumë përpjekjeve dhe zhvillimeve të hovshme në komunitetin artistik në Kosovë dhe një kontributi të madh nga kompozitorët, instrumentistët, solo-këngëtarët, dirigjentët dhe shumë e shumë personalitete, themelohet institucioni i Operës së Kosovës. Në Kuvendin e Kosovës sot, me 75 vota pro, deputetët miratuan propozim-vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit te Operës së […]

​Gjashtë vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale, aktakuzat e para ndaj ish-krerëve të UÇK

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjashtë vjet më parë, më 3 gusht 2015 votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.   Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që lejuan qeverisë të dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales, shkruan KosovaPress.   […]

Kurti: “Ballkani i Hapur” ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga lindja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të dielën se nisma “Ballkani i Hapur” ngjan më shumë në një Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja.   Të dielën në Prishtinë gjatë një veprimtarie kulturore, Kryeministri Kurti komentoi takimin e së enjtes të Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut për nismën e mini-shengenit që […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara