Sektori fason shënoi një rritje të ndjeshme të ardhurave në tremujorin e tretë të vitit 2020. Mbështetur në të dhënat e bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat për shërbimet e përpunimit të mallrave të porositësve nga jashtë vendit arriti në 125 milionë euro, në rritje me 30 milionë euro krahasuar me tremujorin e dytë, madje në zgjerim me 6 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ky sektor u prek ndjeshëm nga shpërthimi krizës së Covid 19, për shkak të rënies së porosive dhe vështirësive për të vijuar normalisht aktivitetin prodhues. Megjithatë, deri tani efekti i krizës në bilancin progresiv vjetor ka qenë i kufizuar.
Në terma neto, fasonet ishin kontribuesi i tretë më i madh i të ardhurave në llogarinë korrente gjatë tremujorit të tretë të vitit 2020, duke iu afruar shumë turizmit, që solli rreth 133 milionë euro të ardhura. Ndikimin kryesor në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente për tremujorin e tretë e dhanë dërgesat e emigrantëve, me 197 milionë euro.
Nëse llogarisim kontributin për të gjithë 9-mujorin, fasonet e kanë tejkaluar dukshëm turizmin. Në nëntë muaj, të ardhurat nga sektori fason kanë arritur vlerën e 320 milionë eurove, 5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, të ardhurat neto nga turizmi ishin vetëm 224 milionë euro, të ndikuara shumë nga bllokimi total i tremujorit të dytë të vitit.
Edhe për 9-mujorin, burimi kryesor i të ardhurave në llogarinë korrente ishin remitancat, me 470 milionë euro.
Fasonet tradicionalisht kanë qenë shtylla kryesore ku mbështeten eksportet shqiptare. Ky sektor është i përqendruar kryesisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë vendit, por në vitet e fundit ka pasur një zgjerim edhe në segmente të tjera, kryesisht tek industria e pjesëve për automjetet apo pajisjet e tjera industriale.
Në dekadën e fundit, sektori fason ka shfaqur përgjithësisht një ecuri të mirë, pa pasoja shumë të mëdha nga kriza e gjatë ekonomike botërore. Falë afërsisë gjeografike me Europën Perëndimore, përvojës së fituar, por edhe falë pagave të ulëta, fasoneria shqiptare i ka rezistuar mirë konkurrencës nga tregjet e tjera.
Sipas Institutit të Statistikave, në Shqipëri janë rreth 800 ndërmarrje me aktivitet në prodhimin e tekstileve, veshjeve dhe këpucëve. Vlerësohet se ky sektor ka gjithsej rreth 70 mijë të puyënsuar. Në pjesën dërrmuese këto biznese punojnë me porosi nga jashtë vendit. RTSH
Biznesi, nis zbardhja e aksionerëve anonimë – Përcaktohen procedurat e regjistrimit në QKB të pronarëve të vërtetë, gjoba deri 10 mijë USD
Malësi e Madhe, fermerët zgjerojnë sipërfaqet me bimë mjeksore
Përgjysmohet eksporti i mandarinës, frutat po kalben në pemë
Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14%
22 shoqata biznesi kundër bllokimit të llogarive të administratorëve – aksionarëve
Gazsjellësi TAP fillon operimin tregtar, gati t’u ofrojë gaz transportuesve
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi gjatë diskutimit të buxhetit 2021 për bujqësinë në Komisionin e Ekonomisë u shpreh se “flukset në rritje të eksporteve bujqësore po shënojnë progres, jo vetëm në sektorin e futave perimeve, por edhe në eksportin e disa produkteve blegtorale dhe agroindustrisë”. “Kemi hapur tregje të reja […]
Biznesi i vogël dhe ai i mesëm në vend kërkojnë një paketë të tretë ndihme financiare nga qeveria. Kryetari i shoqatës së këtyre bizneseve Albert Nasto deklaroi se dëmet që shkaktoi mbyllja e vendit për shkak të pandemisë dhe më pas rinisja e punës nën protokollet e sigurisë, kanë bërë që biznesi i vogël […]
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm mijëra biznese të vogla në vend nuk do të paguajnë tatim-fitim. Drafti i hartuar nga qeveria ka mbërritur në Kuvend dhe ka nisur diskutimi nga deputetët në Komisionet Parlamentare. Janë në total 5311 subjekte të vogla që do të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, nismë e […]
Harta e eksportit të peshkut nga Shqipëria është zgjeruar në 11 shtete të ndryshme, vitet e fundit duke shënuar rritje të ekporteve në volum dhe vlerë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, u shpreh se trendin e rritjes pozitive të këtij sektori e dëshmojnë më së miri shifrat që flasin vetë. “Edhe […]