Albanian Profile
Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

Në të gjithë krahinën e Dukagjinit dhe Kelmendit-Shkodër, por edhe në Margegaj të Tropojës gjendet një lloj fasuleje e veçantë.

 

Njihet edhe me emrin “Grosha e kuqe”, por faktikisht ajo është vlerësuar si një mozak me ngjyrë të kuqe dhe vjollcë.

 

Kultivohet në këto zona për mbi 200 vjet pasi fara është mbajtur,ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi.

 

Aktualisht zë 20 – 25% të sipërfaqes fasules në këto zona.

 

Kushtet e kultivimit

Mbillet në ngastër më vete, toka të sheshta, të thella e të pasura dhe me mundësi ujitjeje.

 

Fasule me cikël relativisht të shkurtër; mbillet në 10-15 Maj dhe vilet në fund të Gushtit deri në fillim të Shtatorit.

 

Në vite të veçanta (kur dimri vjen shpejt) nuk piqen gjithë bishtajat dhe vështirësohet tharja e prodhimit të vjelë.

 

Veçantitë E Fasules Laramane

Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta.

 

Jep prodhim të lartë e të qëndrueshëm. Zien shpejt dhe është me shije të veçantë.

 

Vlerat Shëndetësore të Fasules së kuqe

Fasulet e kuqe janë një burim i shkëlqyer i fibrës dietike.

 

Ato përmirësojnë tretjen dhe funksionin e zorrëve duke parandaluar konstipacionin.

 

Fasulet e kuqe janë plot me ushqyes të nevojshëm për bakteret e mira.

 

Ato përmbajnë pak yndyrë dhe shumë proteinë e si rrjedhojë ulin kolesterolin.

 

Fasulet e kuqe përmbajnë kalçium, magnez dhe kalium.

 

Këto tre minerale janë kryesorë për mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

 

Falë përmbajtjes së lartë të fibrës, fasulet e kuqe janë ideale për rënien në peshë.

 

Ato shuajnë urinë dhe ju mbajnë të ngopur për shumë kohë.

 

Fasulet e kuqe janë të dobishme edhe kundër diabetit të tipit 2.

 

Fibra ngadalëson ritmet e çlirimit të glukozës në gjak dhe parandalon sekretimin e insulinës.

 

Fasulet e kuqe janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

 

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, fasulet e kuqe janë të dytat në mesin e bishtajoreve të tjera për sa i përket nivelit dhe larmisë së antioksidantëve.

 

Fasulet e kuqe dhe ato të zeza mund të përfshihen në receta të ndryshme.

 

Ato mund të serviren si pjatë kryesore njësoj si fasulet e zakonshme, si garniturë ose sallata të ndryshme. AW

 

 

 

Më shumë

Petulla me nenexhik, djathë e hudhra – për të kënaqur nepsin dhe oreksin

Një recetë fantastike dhe shumë e shijshme është ajo e petullave me djathë të bardhë, hudhra dhe nenexhik (dhjosmë).   Një recetë tipike tradicionale e amvisave përmetare dhe e zonave të jugut të Shqipërisë kryesisht.   Tradita e hershme e gjysheve dhe nënave trashëgohet brez pas brezi. Receta e petullave pavarësisht se pasurohet me […]

Mix me drithëra të zjera dhe karkaleca

Për ata që dëshirojnë të arrijnë Karaibet, në këtë verë të nxehtë, por nuk munden për shkak të kushteve të krijuara, le të bëjnë të kundërtën, t’i sjellin karaibet në tavolinë, nëpërmjet recetave të gatimit tipike të atyre vendeve. Kjo është një prej tyre; asgjë strikte, mund të ushtroni fantazinë tuaj në zgjedhjen e […]

‘Royal’ i ngrohtë me gjizë dhe karkalec të kuq

Përbërësit për 4 persona: 2 vezë 4 të verdha vezësh 20 gr. djathë dhie i stazhionuar 600 ml pana 100 gr. gjizë e freskët 4 karkaleca të kuq pak trumzë të bluar pak majdanoz i grirë hollë vaj ulliri ekstra të virgjër aq sa duhet kripë aq sa duhet Përgatitja: Në një enë të […]

Mon Blani – ëmbëlsira karakteristike e Beratit

Të vizitosh Beratin, në vendin më të bukur. Shijon gjithë shijet e mundshme, bukurinë e natyres, kulturën, artin si dhe shijen e aromën e mrekullueshme të ushqimit të cilën ofron. Mon Blani është ëmbëlsira karakteristike e këtij qytetit. Beratasit e konsiderojnë si tradicionale ëmbëlsirën dhe një pjesë e mirë e tyre mendojnë se emri i saj […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara