e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Bëri bujë kur doli në kinema, u cilësua një nga buxhetet më të ulëta e më të mira me 25 milionë euro. Por ka mundur të arkëtojë vetëm 2548 dollarë. Ky është fati i filmit “The Brave”, me drejtor William Kaufman, shkruar nga Marco Balsamo. Një filmi amerikan i aksionit, por edhe trilleri kushtuar Lazaratit, fshatit shqiptar më të famshëm në Europë për kultivimin dhe shpërndarjen e drogës, ku një grup policësh janë të vendosur për t’i dhënë fund këtij trafiku.

 

Por ndërkohë autorët e filmit pasi i kanë dhënë fund filmit, i kanë vënë kapakun edhe fitimeve të tyre, e duke dalë madje jo vetëm pa fitim, por me humbje të madhe në tregun botëror të kinemave.

 

Por ka disa filma që pak a shumë kanë imituar njëri-tjetrin në skenarin e trajtimit të shqiptarëve në banda të trafikut të drogës, krimit apo trafikimit të qenieve njerëzore. Një fat të ngjashëm pas filmit kushtuar Lazaratit, ka edhe një tjetër film triller që sërish kujtohet të merret me shqiptarët në bashkëpunim me mafian turke apo dhe atë ndërkombëtare. I tillë është filmi “Hijena”, prej 112 minutash, realizimi më i fundit kinematografik i “Tribeca Film”, me drejtor dhe skenarist, Gerard Johnson e një kast të mirë aktorësh. Filmi “Hijena” arkëton afërsisht 1 mijë dollarë më shumë se filmi kushtuar Lazaratit, vetëm $3,401 në SHBA dhe në gjithë botën $3,586.

 

Por ka edhe filma me buxhet të shtuar prej kuriozitetit ndaj filmave triller, ku gjenden edhe shqiptarë. Filmi i Hollivudit, “War Dogs’, me drejtor Todd Phillips, shkruar nga Stephen Chin, Todd Phillips , e ku interpretojnë Jonah Hill, Miles Teller, Ana de Armas dhe Bradley Cooper, e që u shfaq edhe në kinematë shqiptare, me një buxhet prej 40,000,000 dollaresh, në SHBA ka arkëtuar $43,034,523, ndërsa në gjithë botën, $86,234,523.

 

Por zhgënjeu përsëri publikun shqiptar pasi edhe pse në film bëhej fjalë për një ngjarje të vërtetë si ajo e Gërdecit dhe e mashtrimit të Pentagonit në tregtinë e municioneve nga Efrahim Diveroli, karakteri i shqiptarëve ka qenë vetëm sipërfaqësisht i pasqyruar apo se një nga personazhet shqiptare flet rumanisht në vend të shqipes.

 

Ndërsa më i famshmi mes këtyre lloj filmave ka qenë ai me titullin “Taken” 1 dhe 2.

 

Me drejtor Pier Morelin, shkruar nga Luc Besson dhe Robert Mark Kamen, prodhuar nga 9 kompani ndërkombëtare të filmit, ku aktor kryesor u bë edhe Liam Neeson. I cilësuar nga profesorët e njohur Gezim Alpion dhe Stefan Shvarz si një film anti-islam, përpjekje për të poshtëruar Shqipërinë dhe shqiptarët, e t’i paraqesё, t’i pёrulё dhe tё shpifё pёr imazhin e njerёzve tё njё kombi tё vogёl, qё lufton pёr njohjen dhe dinjitetin e duhur. Por që rriti shumë fitimet e prodhuesve të tij. Buxheti ishte 25,000,000 dollare, ndërsa fitimet gati të dhjetefishuara në tregun botëror të kinemave: afro $227,000,000

 

Suksesin e këtyre filmave profesor Gezim Alpion dhe Stefan Shvarc e shpjegojne me faktin se amerikanёt tё cilёt janё tё “etur” pёr kinematografinё e dhunshme. Gjithashtu, njё film si “Taken” komplimenton ankthin e Europës Perëndimore ndaj emigrantëve dhe “përplasjes së qytetёrimeve”. Një komb që ka nxjerrё njё bijё si Nënë Tereza nuk ka pёrse tё shqetёsohet nga filma tё pavlerё. Rёndёsia qё shqiptarёt i japin jetёs dhe dinjitetit njerёzor, u vu re gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore ku, duke rrezikuar jetёn e tyre, ata refuzuan tё dorёzojnё qoftё edhe njё hebre tё vetёm tek pushtuesit nazistё. Ky gjest fisnik nuk u pёrsёrit askund tjetёr nё Ballkan apo nё vendet e Europёs ku dominuan nazistёt, nё Lindje apo Perёndim, shkruan Gëzim Alpion. RTSH

 

6 maj 2020

 

Më shumë

“Bërbili” – Thesari muzikor i Arbëreshëve të Kroacisë

Arberëshët e Kroacisë janë pak të njohur, po ata ruajnë në Zarë një thesar muzikor, që e zbuluan studiueset Dina Bušić e Melita Ivković. Këngët e vjetra arbëreshe janë ura lidhëse brenda trashëgimisë kulturore europiane. Një muzikologe e re nis një hulumtim në kuadër të studimeve në Akademinë e Muzikës në Zagreb në vitin […]

Gold AG ndalet për të fal namazin në Rrugën e Kombit

Reperi shqiptar nga Kosova Arian Agushi ose siç njihet me emrin e Artit Gold Ag Këngëtari është një nga të paktët artistët të estradës i cili njihet si praktikues i fesë Islame.   Së fundmi, në rrjetin social “Instagram” po qarkullon një fotografi teksa Ariani ka ndal makinën për të fal një kohë […]

Tre filma nga Kosova fitojnë çmime në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Tre filma nga Kosova, që ishin në garë në Festivalin e Filmit në Sarajevë (SFF), kanë fituar çmime.   Çmimi “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë e fituan aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës”: Flaka Latifi, Era Balaj dhe Urata Shabani.   Çmimi për promovimin e barazisë gjinore iu dha Norika […]

Dita Botërore e Fotografisë: Sami Frashëri në studion e vet të punës

19 gusht – në Diten Boterore te Fotografise Muzeu Historik Kombëtar sjell në vemendje  një foto të mendimtarit dhe ideologut të Rilindjes Kombëtare Sami Frashërit në studion e vet të punës. Bie në sy tavolina e tij e punës që tashmë gjendet në Pavionin e Rilindjes Kombëtare në Muzeun Historik Kombëtar. Ajo është dhuruar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara