Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra, gjyqtaren e Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, e cila nuk ka arritur që të kalojë procesin e vetingut.
“Vendim i pritshëm”, tha zonja Hajdari shkurtimisht për mediat, pas vendimit të dhënë paraditen e sotme.
Avokati i saj Maks Haxhia, paralajmëroi ankimimin e vendimit, duke thënë se pasuria e gjyqtares është e justifikuar dhe se vendimi është i paligjshëm.
Në seancën dëgjimore ditën e hënë, u konstatuan probleme në deklarimin e pasurisë së zonjës Hajdari.
Ajo deklaroi se jeton qysh prej vitit 1993 në një shtëpi tek vilat gjermane, të cilën ia ka lënë i shoqi, Azem Hajdari.
“Kam punuar 12 vite në ministrinë se Drejtësisë, burri im ka qenë deputet. Aktualisht jetoj në të njëjtën vilë, përballimi i shumës së shtëpisë përballohej se burri ishte deputet, unë punoja në ministri, plus që kisha dhe vjehrrit që kishin pension. Unë shkova të apartamenti i kunatit, pasi në atë kohë isha e kërcënuar për shkak të situatës. Gjatë kësaj kohe u rikonstruktua banesa tek vilat gjermane. Kemi qenë në një kohë krejt ndryshe. Veprimet kanë qenë informale. Unë nuk kam gënjyer asnjëherë në deklarimet e mia”, është shprehur Hajdari.
Po ashtu ka thënë se është e vetmja gjyqtare që nuk është denoncuar dhe kallëzuar penalisht gjatë detyrës së saj. Gjatë seancës iu komunikuan konstatimet se i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa sa i takon aftësive profesionale, nuk janë konstatuar probleme.
Shkarkimi i nënës, Rudina Hajdari: Shkoj përtej interesave familjare, mbështes reformën në drejtësi
Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit, komentoi shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari, si gjyqtare në kuadër të procesit të vetingut.
Ajo tha se “Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Padyshim shumë njerëz jashtë kësaj salle më janë hedhur si ujqër që unë ndjenja në Kuvend për të mbrojtur time më, por sot e morën përgjigjen! Nëse e them këtë për time më, e them për çdo gjyqtar dhe prokuror, sepse parimet shkojnë përtej interesave të familjes sime. Unë e mbështes reformën në drejtësi, përtej interesave familjare”.
Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE
Berisha shpall rezultatet e referendumit në selinë e PD-së të rrethuar nga Garda: Të hënën nisin protestat anti-qeveritare
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Terrorizmi – Shqipëria rrezikohet nga Irani
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Arrestohet në Romë, ish kryeprokurori Adriatik Llalla
Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi. Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]
Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]