Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e regjistruar në Gjermani me kryetaren Dr.med. Aurora Dollenberg, e përbërë nga një grup specialistësh të mjekësisë që punojnë në shtetet europiane dhe amerikane, ngrenë shqetësimin për ndryshimin e protokolleve të trajtimit të COVID-19 në Shqipëri, që sipas tyre deri tani nuk kanë qenë të duhurat.
Numri i lartë i vdekjeve nga COVID në Shqipëri, sipas tyre, ka ardhur shpesh herë edhe për shkak të trajtimeve të gabuara mjekësore.
Në këtë kuadër, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë apelon që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane, trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19.
“Duke u nisur nga raportimet e individëve që janë bërë kundrejt personelit mjekësor per mostrajtim të duhur terapeutik për pacientët me COVID-19 si dhe kërkesat e shumta që kanë ardhur rregullisht nëpërmjet webit të federatës www.amfe-federation.eu për trajtim e mangëta dhe të gabuara ne si Federatë ngremë zërin që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane trajtimin e paciente të sëmurë me COVID-19”, thuhet në një artikull kushtuar Shqipërisë në asamblenë e kësaj federate, raporton euronews.
Përmes një letre të hapur që i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Federata e Mjekëve kërkon veç të tjerash që institucionet përgjegjëse në Shqipëri të publikojnë protokollet e trajtimit.
“Theksojmë mungesën e strukturave organizative dhe protokollet për menaxhimin për pacientët COVID-pozitiv të trajtuar në kushte ambulatore, mjeku i shtëpisë apo specialistë të tjerë të poliklinikave”, thuhet veç të tjerash në letrën e mjekëve shqiptarë në Europë, teksa shprehet gatishmëria për asistencë me mendim ekspertësh, me protokolle përkatëse dhe lobizëm pozitiv në strukturat përkatëse të EU-së dhe OBSH-së.
OBSH autorizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Vaksinohet i moshuari i parë në Shqipëri
Dita Botërore Kancerit – Kanceri i gjirit, lloji më i përhapur. Dyfishohet numri i grave që u trajtuan falas me herceptinë
Mbërrijnë dozat e para të vaksinës së Pfizer-BionTech
OBSH garon për të zhvilluar certifikatat e vaksinimit
Janari, muaji i sensibilizimit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës – mjekët: Mos neglizhoni vizitat, nuk ka vetëm Covid-19
Ditën e sotme shënohet rasti i parë në vend që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë vaksinën anti-covid. Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, doli pozitiv ndaj COVID-19, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. I kontaktuar nga A2, Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i […]
Anëtarëve të një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u është ndaluar hyrja në Kinë. Ekipi duhej të hetonte origjinën e koronavirusit në Vuhan. Pekini kishte rënë dakord për këtë vizitë në dhjetor, pas shumë muajsh negociatash me OBSH-në. Dy zyrtarë ishin nisur në udhëtimin e tyre por, njëri tani është kthyer dhe […]
Në fund të marsit, kur vendi sapo ishte përfshirë nga ethet e pandemisë së COVID-19, reklamat për teste në spitalet private ngritën shqetësime etike dhe ligjore. Ligji shqiptar për “parandalimin e sëmundjeve e epidemike” e ndalon mundësinë e komercializimit për dignostikimin dhe kurimin e sëmundjeve epidemike dhe specifikon se shërbimi duhet të jetë falas. […]
Një infermiereje në Spitalin Memorial CHI në Tenesi, i ra të fikët gjatë një konference shtypi menjëherë pasi mori vaksinën e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit. Infermierja Tiffany Dover po fliste në podium për rëndësinë e vaksinimit kur ndërpreu fjalën e saj për të thënë: “Më falni, po ndjehem shumë e trullosur”. […]