e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Origjina burimore e tyre fëmijëria, kur prindërit nuk i stimulojnë sa duhet

 

Dihet se të gjithë njerëzit shoqërohen nga komplekse të ndryshme gjatë jetës së tyre, por ato që duket se i kanë më të theksuara ato, janë femrat.

 

Të tilla si komplekse për peshën, për moshën dhe për shumë aspekte të tjera të jetës. Teksa të pasurit komplekse mund të sjellë probleme të vërteta të besimit dhe vetëvlerësimit, të cilat kthehen më pas në një pengesë të vërtetë gjatë jetës së tyre, sidomos në marrëdhëniet që ndërtojnë me të tjerët.

 

Dhe siç pohon një studim i fundit, burimi i këtyre komplekseve të shtuara tek femrat në krahasim me meshkujt, qëndron pikërisht tek fëmijëria e tyre, gjatë së cilës, në fakt, prindërit duket se i inkurajojnë më shumë fëmijët e tyre meshkuj për ta mbrojtur veten, për të qenë sipërmarrës, për të marrë pjesë në aktivitetet që rrisin vetëvlerësimin, të tilla si sport apo gara, gjë e cila ndodh më pak tek femrat.

 

Kështu, duke filluar nga mosha 8 vjeç, vajzat në përgjithësi janë më pak të kënaqura me fizikun e tyre, në krahasim me djemtë. Pse ndodh kjo? Më shumë se reflektimi i tyre në pasqyrë, është pikërisht trysnia e mjedisit shoqëror që i çon drejt kësaj situate. “Më vonë, fjali të tilla si ‘bëhu e bukur bijë’, ‘bëhu i fortë bir’, kthehen në një efekt ‘bumerang’ dhe në mënyrë pak a shumë të ndërgjegjshme na bëjnë këta që jemi sot”, shkruan “Civitas”. Duke argumentuar sesi ato na imponojnë limite, na kufizojnë të bëhemi ata që duam të jemi, dhe në këtë mënyrë, na bëjmë që të kompleksohemi.

 

Në fund, ekspertët japin këshillën që të bëhesh i vetëdijshëm për këtë, duhet të arrish të çlirohesh nga komplekset dhe ky është një hap i madh drejt lirisë.

 

1 maj 2020

Më shumë

Edhe kinezët mbërrijnë në Hënë

Kina ka mbërritur në Hënë më 1 Dhjetor. Pozicionimi është verifikuar në një zonë vullkanike që mendohet se është 1.3 miliardë vjeçare, e quajtur Oqeani i Stuhive.   Sonda që ka prekur sipërfaqen e Hënës është e pajisur me telekamerë, sektometër, radarë dhe një trapan për të shpuar sipërfaqen. Qëllimi i misionit është […]

Për herë të parë pas 100 vitesh, shtyhen karnavalet në Rio de Zhanejro

Për herë të parë prej më shumë se 100 vjetësh festa e karnavaleve në Rio de Zhanejro, që zhvillohet në muajin shkurt, do të shtyhet për shkak të pandemisë.   Organizatorët e shoqatës së shkollave të kërcimit samba “Independent League of Rio de Janeiro Samba Schools” (Liesa) thanë se paradat e grupeve të kërcimit […]

“Çmimet Nobel” do të jepen online

Ceremonitë e “Çmimit Nobel” për këtë vit nuk do të zhvillohen. “Fituesit do të shpallen vetëm në internet për shkak të pandemisë”, bëhet e ditur në deklaratën e publikuar të martën nga Fondacionit Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze. Kjo është hera e parë që prej vitit 1944 që ceremonitë nuk do […]

“TikTok”, aplikacioni jo i lojërave më i shkarkuar në 6-mujorin e parë të sivjetshëm

Aplikacioni kinez për ndarjen e videove “TikTok” ka arritur në vendin e parë si aplikacioni jo i lojërave më i shkarkuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.   Ky aplikacion dhe varianti i tij kinez “Douyin” janë instaluar mbi 620 milionë herë në gjashtëmujorin e parë, të ndjekur nga “WhatsApp” dhe “Zoom”.   Aplikacioni […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara