e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Ashtu si çdo vit, edhe këtë fund gushti mbahet pelegrinazhi për festën e Kulmakut në malin e Tomorrit.

 

Policia e Beratit ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”, gjatë ditëve të mira.

 

Drejtoria e Policisë Berat, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhuar plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.

 

Në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit, do të bashkëpunohet me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat, Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve gjithashtu dhe me Institutin e Shëndetit Publik, për të bërë të mundur marrjen e masave dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë shëndetësore përgjatë ditëve të pelegrinazhit.

 

 

Shërbimet e policisë më të përqendruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:

 

-Urë e Kuçit-Berat-Poliçan- Pronovik-Novaj-Teqe.

 

– Poliçan -Çorovodë.

 

– Çorovodë-Gjerbës-Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit.

 

Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”.

 

Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.

 

Apelohen drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave rruga më e përshtatshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe. Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me probleme apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë në numrin 129, 112 të Policisë së Shtetit.

 

***

 

MALI TOMORR DHE GJURMËT E ABAZ ALIUT

Hëna u zhduk duke zbuluar Tomorrin e gjërë që nga larg. Udhëtimi po bëhej interesant, sepse Tomorri është një mal i mrekullueshëm… Fusha bëhej gjithnjë më e bukur, ndëërsa dielli po zhytej tej në horizont dhe monarku i madh, mali i Tomorrit, qe vrejtur mes madhështisë së kuqëreme… s’kisha parë panoramë më të mrekullueshme se sa të asj fushëtire, ndërsa Tomorri madhështor zymtësohej, në fikatjen e dritës.

Edward Lear

 

Gjatë Rilindjes Kombëtare, Tomorri u bë simbol i bashkimit dhe vëllazërimit të shqiptarëve.
Në vitin 1908 – 1909 ka patur një Dervishije, e cila u dogj nga andartët grekë më 1914.
Teqenë e re të Kulmakut e ringriti në vitet 1915 – 1916 Dervish Iliazi.
Në datat 20 deri 25 gusht të çdo viti në malin e Tomorrit vijnë mijëra pelegrinë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia e deri nga SHBA.

Baba Ali Tomorri 

 

 

Këtu, në këtë mal, në kraharorin e Zotit njeriu, duke u lutur, mbrojtje merr prej Tij, ndjen dhe beson të vërtetën, shuan etjen e dashurisë, merr flladin pranveror në shpirt.

Haxhi Dede Reshat Bardhi

 

Ai gjatë gjithë jetës së Tij ishte dera e mëshirës dhe ndihma e nevojtarëve. Sytë e Tij ishin të ëmbël e të dashur dhe madje, edhe nëse dikush kishte ndonjë punë me Hesejnin(a.s.), duhej të kalonte nga rruga e Abaz Aliut(a.s.).

Baba Edmond Brahimaj

 

Në datat 20 deri 25 gusht të çdo viti në malin e Tomorrit vijnë mijëra pelegrinë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia e deri nga SHBA.

ABAZ ALIU DHE GJURMËT E TIJ

Në shek. XV erdhi në malin e Tomorrit Haxhi Babai, nga Teqeja e Haxhi Bektashit (Turqi), që ngriti varrin kenotaf, simbolik, të Abaz Aliut në lartësinë 2417 m dhe ku më pas u ngrit mekali i tij.

 

Abaz Aliu zu Tomorrë,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë,
Se Zoti e desh…

Naim Frashëri

 

 

Abaz Aliu lindi në 4 tetor të vitit 648 dhe u rrit në një familje, që ishte vatër e dijes dhe shkencës. Ai mori dije nga Imam Aliu(a.s.), Imam Hasani(a.s.) dhe Imam Hysejni(a.s.). Abaz Aliu përfaqeson drejtësinë, pastërtinë hyjnore të Allahut për të gjithë njerëzimin. Vepra e Tij dëshmoi luftën ndaj së keqes, së ligës, mashtrimit, Jezidit, Mavijes, Sufjanit e Djallit. Dëshmorët e Qerbelasë dhanë shpresë për të ardhmen dhe mundësitë e pakufishme të shpresës. Ky ishte mesazhi i tyre dhe i Abaz Aliut, i cili ra dëshmor në moshën 35 vjeçare, në betejën e Qerbelasë.

…Në të gjithë vendin tek njerëzit e të dyja besimeve është përhapur beja “Për Baba Tomor”. Siç është i përhapur edhe mendimi, se këtu ka qënë vend kulti që nga Lashtësia. Poeti ynë i madh Naim bej Frashëri, në një poezi që e trajron historinë e vendit i ka dhënë një formulim poetik këtij mendimi: “Thotë Herodoti / Qe një kohë/ Kish në Tomor/ Shtëpi Zoti”. Poeti mendon se Dodona e famshme që banohej rrëzë një mali që quhej gjithashtu Tomaros apo Tamaros, ka qëndruar edhe në majën tonë. Dhe vërtet kjo majë madhështore sikur është krijuar enkas për shënjtëri.(shoqërohet me foton përkatëse të v.1906)

Eqerem Bej Vlora

GJURMËT E ABAZ ALIUT:

Gjurma e Abaz Aliut (dora në shkëmb) afër Bargullasit, Skrapar.
Gjurma e Abaz Aliut në Dërrasën e Novajt, Skrapar.
Gjurma e Abaz Aliut, Dërrasa e Kajcës, afër Prishtës, Skrapar.
Gjurma e Abaz Aliut, Rodhes, Skrapar.
Gjurma e Abaz Aliut, Taroninë, mali i Çepanit, Skrapar.

Më shumë

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

I kthehen Kishës Orthodhokse Lipsanet e Shën Joan Vladimirit

Dorëzimi i lipsaneve (eshtrave) të Shën Gjon Vladimirit, Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit, në Manastirin që mban emrin e shenjtorit, në Shijon të Elbasanit, ishte një ditë e veçantë për besimtarët orthodhoksë. Ky akt, i shoqëruar me një marrëveshje të nënshkruar nga drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi dhe Imzot Andoni, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara