e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

 

Serbia filloi kremtimin e një festë të re kombëtare të mërkurën me një shfaqje të fuqisë ushtarake dhe bëri thirrje që të gjithë serbët etnikë në Ballkan të bashkohen nën një flamur, duke nxitur shqetësim midis fqinjëve të saj, dekada pasi thirrje të ngjashme çuan në luftërat e përgjakshme të viteve të 90-ta.

 

Në një ceremoni në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se festa e re nuk ka për qëllim të kërcënojë askënd ose të ndryshojë kufijtë e vendosur në Ballkan.

 

“Flamuri serb po kërcënon dikë, dhe ata presin që ne të kërkojmë falje?”, tha ai.

 

“Përgjigja ime është: kurrë më. Ne do ta mbajmë flamurin tonë me krenari kudo në botë”.

 

Ceremonia u ndoq nga anëtarët e qeverisë, zyrtarë serbë të Bosnjës dhe dhjetëra mijëra mbështetës të tij.

 

Në tubim foli edhe udhëheqësi separatist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

 

“Vendi ynë nuk është Bosnja e Hercegovina, është Serbia”, tha ai duke nxitur duartrokitje të turmës.

 

Serbëve iu tha të ngritin flamujt kudo që jetojnë, në rajon ose në botë, për të shënuar “Ditën e Unitetit Serb, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar”.

 

Më herët gjatë së mërkurës, presidenti populist Aleksandar Vuçiç inspektoi pajisjet ushtarake të ekspozuara në një park të Beogradit, duke vlerësuar gatishmërinë e ushtrisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme.

 

Ai tha se ushtria është “pesë herë më e fortë” sesa vetëm disa vjet më parë, dhe paralajmëroi blerje armësh të reja.

 

Tregimi i muskujve nga zyrtarët serbë si dhe thirrjet e tyre për krijimin e “Botës Serbe”, ose bashkimin politik me Serbinë të rreth 1.3 milion serbëve etnikë që jetojnë në Bosnjë, Mal të Zi, Kosovë dhe Kroaci, kanë shkaktuar shqetësime në vendet fqinje

 

Në vitet 1990, forcat serbe me mbështetje financiare dhe politike nga Beogradi, udhëhoqën fushata të përgjakshme në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë, me qëllimin për të formuar një “Serbi të Madhe”.

 

Fushata u përpoq pa sukses të rishkruante kufijtë e brendshëm të ish-Jugosllavisë dhe të krijonte një shtet të vetëm serb.

 

“Mjerisht, forcat ekspansioniste në Serbi kanë një potencial për t‘i vënë zjarrin përsëri të gjithë rajonit”, tha ai. “Perëndimi duhet të ndalojë demonin e Serbisë së Madhe para se të jetë vonë”.

 

Presidenti kroat Zoran Milanoviç tha se nuk mund të “besojë se serbët nuk kanë asgjë më të rëndësishme ose më të zgjuar për të bërë” sesa të krijojnë kremtime që cenojnë punët e brendshme të shteteve fqinje.

 

Festa e re kombëtare përkon me një fitore serbe dhe franceze në vitin 1918 kundër Fuqive Qendrore në teatrin e operacioneve ballkanike gjatë Luftës së Parë Botërore. VOA

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale në Kosovë; më shumë se gjysma e komunave shkojnë në balotazh, bie Vetëvendosja

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të ri zgjedhjesh, meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë.   Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit që udhëheq qeverinë, […]

Zgjedhjet lokale në RMV, betejë shqiptare për Çairin

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut po përgatitet një garë e fortë mes kandidatëve të partisë në pushtet dhe atyre opozitare që po tentojnë të ndryshojnë fuqitë në disa komuna. Një prej komunave ku pritet një konkurrencë e fortë mes kandidatëve shqiptarë, është ajo e Çairit.   Përballë kryetarit […]

Në Mal të Zi vazhdon kriza qeveritare dhe politike

Mali i Zi ka ditë që po përjeton krizë qeveritare dhe ende nuk është arritur marrëveshja për rikonstruimin e qeverisë.     Mosmarrëveshjet në radhët e koalicionit qeverisës kanë shtyrë miratimin e një sërë ligjesh në Parlament. Opozita thotë, se zgjidhja e vetme është formimi i qeverisë teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet […]

Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze në SHBA, shqetësim për veprimet e Serbisë

Në foto: Ushtarë polakë, pjesë e KFOR-it, patrullojnë pranë pikë-kalimit të Jarinjës, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë më 2 tetor 2021. (Foto: AP)   Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze në SHBA, shqetësim për veprimet e Serbisë   Përfaqësues të diasporave shqiptare, boshnjake dhe malazeze në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër përfaqësuesve […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara