Hanukkah, apo siç njihet ndryshe “Festa e Dritave” (ose “Festivali i Dritave), zgjat për tetë ditë e netë.
Këtë vit Festa e Hanukkah nis mbrëmjen më 10 dhjetor 2020 dhe përfundon në mbrëmjen e 18 dhjetor 2020.
Sipas kalendarit Hebraik, ajo fillon ditën e 25-të të muajit Kislev.
Një Shandan (Hanukia) unik me 9 krahë për qirinj, përdoret për këtë festë.
Ndezja e qirinjve është akti kryesor gjatë Hanukkasë. Qiriu i mesit shërben si qiri ndezës për të tjerët dhe qiriu i parë në të djathtë është qiriu që ndizet në ditën e parë dhe çdo ditë shtojmë nga një qiri të ndezur.
Në këtë mënyrë në ditën e tetë do të kemi të nëntë qirinjtë e ndezur që simbolizojnë djegien e lëndës djegëse pas fitores së Makabenjve.
Hanukkah është një festë që simbolizon fitoren e Makabenjve mbi ushtrinë greke-siriane të udhëhequr nga Antioku, si dedikim ndaj Tempullit të Dytë që u përdhos gjatë pushtimit greko–sirian.
Festa e Hanukkah është organizuar rregullisht vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë.
Hebrenjtë në Shqipëri
Historia e hebrenjve në Shqipëri daton që para 2000 vjetëve. Sipas historianit Apostol Kotanit në librin e tij “Shqipëria dhe hebrenjtë”: “Hebrenjtë mund të kenë ardhur për herë të parë në Shqipëri në fillim të viteve 70-të e.r. si robër në anijet romake që zbarkuan në brigjet jugore të vendit. Pasardhësit e këtyre robërve ndërtuan në shekullin e pestë edhe sinagogen e parë ne portin jugor të Sarandës.
Deri në fillim të shekullit të 16-të , ka pasur vendbanime hebraike në shumicën e qyteteve kryesore të Shqipërisë si Berati , Elbasan , Vlorë , Durrës dhe gjithashtu raportohet që ka patur të tilla edhe në Kosovë. Këto familje hebreje ishin kryesisht me origjinë sefaradike dhe pasardhës të hebrenjve spanjollë dhe portugezë të dëbuar nga gadishulli Iberik në fund të shekullit të 15-të të e.r. Në vitin 1520 raportohet se në Vlore kishte rreth 609 familje hebreje dhe gjithashtu Vlora ishte qyteti i vetëm ku gjatë Luftës së Parë Botërore u shkatërrua një sinagogë.
Në vitin 1673 Profeti karizmatik hebre Sabbatai Zevi u dëbua nga Sulltani për në portin shqiptar të Ulqinit , tani në Mal të Zi, ku vdiq disa vite më vonë. Shume pak dihet mbi bashkësinë hebreje që banonte në atë zonë deri në shekullin e 15-të.
1900 – 1939 Sipas regjistrimit të popullsisë shqiptare të vitit 1930, ka pasur vetëm 204 hebrenj në atë kohë në Shqipëri. Njohja zyrtare e bashkësisë hebraike është bërë më 2 prill të vitit 1937, ndërkohë që në atë kohë kjo bashkësi përbëhej nga rreth 300 anëtarë .
LUFTA E DYTË BOTËRORE
Me forcimin e Gjermanisë naziste një numër i hebrenjve gjermanë dhe austriakë u strehuan në Shqipëri . Edhe në vitin 1938, Ambasada shqiptare në Berlin vazhdonte të lëshonte viza për hebrenjte në një kohë kur asnjë vend tjetër evropian nuk ishte i gatshëm për t’i pranuar ata. Që nga fillimi i Luftës e deri në përfundim të saj gjatë viteve 1939 – 1945 në Shqipëri kishte rreth 200 hebrenj. Ky vend u shndërrua në një strehë e sigurt për disa qindra refugjatë hebrenj nga vende të tjera. Në Konferencën e Ëannsee-s në 1942 , Adolf Eichmann-i, ideatori i shfarosjes masive të hebrenjve në Evropë, përllogariti se numri i hebrenjve me vendbanim ne Shqipëri që duhet te vriteshin ishte rreth 200. Gjatë periudhës së Luftës, hebrenjtë në Shqipëri u morën ne mbrojtje nga popullata vendase dhe kjo mbrojtje vazhdoi edhe gjatë pushtimit të Shqipërisë nga forcat naziste, pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1943. Në fund të Luftës në Shqipëri kishte një popullsi hebreje prej 2000 persona.
PERIUDHA KOMUNISTE
Gjatë viteve të sundimit komunist të Shqipërisë nën diktaturën e Enver Hoxhës, bashkësia vendase ishte i izoluar nga bota hebreje, edhe pse kjo nuk reflekton masa anti-hebreje. Në mënyrë që të farkëtohej një bashkim i qëndrueshëm kombëtar si dhe të forcohej sistemi i ri socialist, Enver Hoxha ndaloi ushtrimin e besimeve fetare të të gjitha llojeve. Në këtë mënyrë, fati i bashkësisë hebreje ishte i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me fatet e shoqërisë shqiptare në tërësi. Të gjithë fetë u ndaluan në mënyrë të prerë nga sistemi komunist. Kur komunizmi ra në Shqipëri në vitin 1991, mendohet të ketë patur rreth 360 hebrenj që jetonin në vend. Po atë vit, pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë u larguan nga vendi, 298 prej tyre emigruan në Izrael, kurse 38 të tjerë për në Bruklin te Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkaku kryesor i largimit të tyre ishin arsyet ekonomike dhe jo për shkak të anti-semitizmit. Hebrenjtë e mbetur në Shqipëri krijuan bashkësinë e tyre që vazhdon edhe sot të veprojë e përkushtuar të vlerave dhe traditës hebraike të kësaj bashkësie 2000-vjeçare në tokën shqiptare.
Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit
A e dini se Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?
Komuniteti bektashi feston Ditën e Ashures
Çelet pelegrinazhi bektashi në Prishtë të Skraparit
Pas 69 vjetësh, kardinali Troshani kthehet në kishën e Kallmetit në Lezhë
Kisha Ortodokse përkujton 30 vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Kryepiskopit Anastas Janullatos
Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]
E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie. “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]
Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]
5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]