e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

 

Prej disa vitesh, shqiptarët zgjedhin të festojnë jashtë vendit për Festën e Pavarësisë dhe Çlirimit. Vendet e preferuara janë ato të rajonit, për shkak të çmimit më të leverdishëm dhe afërsisë. Po këtë vit, si janë tendencat në kushtet e një pandemie botërore që po zgjat? Agjencitë turistike pohojnë se Shqipëria ka qenë preferencë e parë, ndjekur nga rajoni e Turqia…

 

28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, me një kërkesë që rritet çdo vit, pavarësisht pandemisë.

Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit. Rritja e vaksinimit të popullatës i jep mundësi që të udhëtojnë në destinacione që lejohen udhëtimet për arsye turistike. Jo rrallëherë raportohet që një pjesë e të rinjve janë vaksinuar pikërisht për këtë arsye: të udhëtojnë.

Kërkesat për të udhëtuar këtë vit i janë bashkangjitur dëshirës së shqiptarëve që vitet e fundit kanë qenë më të kufizuar prej rregullave të pandemisë dhe kryesisht kanë lëvizur brenda vendit. Të pyetura nga “Monitor”, agjencitë e udhëtimeve pohojnë se këtë vit, shqiptarët kanë zgjedhur të shkojnë në disa prej vendeve të rajonit, që kanë pasur oferta të kënaqshme.

Rezervimet më të shumta kanë qenë për Malin e Zi, për të cilin operatorët turistikë pohojnë se “janë mbyllur që tre javë më parë”.

Greqia ka qenë më pak e kërkuar duke qenë se ka pasur rregulla më strikte në udhëtim, ndërsa Mali i Zi ka ‘liberalizuar’ udhëtimet për arsye turistike”.

Për periudhën nëntor 2021, destinacionet më të kërkuara mund të ndahen në destinacione brenda vendit dhe jashtë vendit. Në Shqipëri, destinacionet më të preferuara për muajin nëntor, janë: Korça, Vlora dhe Thethi. Për sa u përket destinacioneve jashtë Shqipërisë mund të përmendim: Stambollin, Parisin dhe Vjenën”

“Ofertat për këto ditë festash u janë ofruar që në fillim të këtij muaji, të fokusuara kryesisht në rajon. Çmimet nisin nga 100 euro dhe paketat janë interesante.”

“Rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, shqiptarët, të lodhur nga pandemia, duan të udhëtojnë, si dhe ditët e pushimit zyrtare janë katër.”

 “Në zgjedhjen që kanë bërë, shqiptarët kanë marrë në konsideratë rregullat anti-COVID. Këtu mund të marrim rastin e Italisë, e cila ka vendosur një sërë kërkesash për turistët. Kërkesa për Romë, Pisa e vende të tjera kemi pasur, por rregullat e udhëtimit ndryshuan. Kjo ka ndikuar në eliminimin e destinacioneve turistike nga lista jonë për aq kohë sa ekzistojnë këto rregulla”

“Në lidhje me çmimin, ai shton se janë shpenzimet për tampon, e cila është rregull për hyrjen dhe daljen në të gjitha vendet e Europës dhe më tej, shpenzim i cili i shtohet në fund paketës që zgjedhin për të udhëtuar. “Në këtë kontekst, shërbimi turistik ka shënuar rritje në çmim. Nëse turisti krahason çmimet e një apo dy viteve më parë, shikon një diferencë në rritje midis çmimit sezonal tani, me periudhat e mëparshme”

“Në filozofinë e ofrimit të paketave turistike këtë sezon ka qenë ruajtja e balancës së çmimeve të viteve të mëparshme, duke ofruar destinacione për të cilat mund të menaxhohet çmimi, udhëtimi dhe janë të arritshme 100%. “Klientëve u ofrojmë argëtimin, por edhe duke u përshtatur me preferencat që kanë për të udhëtuar”

“Interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shpejt për disa arsye. Sipas tyre, u interesuan herët që të mësonin për të gjitha specifikat e udhëtimeve sipas rregullave të caktuara nga COVID. Një pjesë e mirë e të interesuarve kanë marrë pushim edhe ditën e premte, data 26 nëntor, që të kishin 5 ditë të plota pushimi.

Ndonëse ka pasur oferta të brendshme, madje prenotimet në vende si Korça, Voskopoja, Dardha, Pogradeci etj., kanë qenë në kapacitet të plotë, megjithatë rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme. Destinacionet me ofertat më të mira, edhe këtë vit, ka qenë Budva dhe Stambolli.”, shprehen disa Tuor Operator për Revistën Monitor.

 

Monitor

Më shumë

“Dita e Verës”, historia e festës tradicionale

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në […]

Putin mesazh urimi Metës për festën kombëtare: Zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona

Me rastin e Ditës së Flamurit Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.     “I nderuar zoti President,   Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.   Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare […]

Pashkët Orthodhokse

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Orthodhokse dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.   Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jizusit. Festa e Pashkëve të […]

Gëzuar Sulltan Nevruzin, Kryegjyshi Botëror: Festojeni në shtëpi

Koronavirusi ka anuluar festimet e Ditës së Sulltan Nevruzit më 22 mars, festë e komunitetit bektashi.   Kryegjyshi  Botëror i Bektashinjëve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar ditën e sotme Festën e Sulltan Novruzit, duke dërguar dhe një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj.   Baba Mondi ka bërë me dije se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara