e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

Flamuri Kombëtar i Shqipërisë u ngrit sot në Vlorë në 109- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Qindra banorë të Vlorës dhe të ardhur nga hapësirat shqiptare dolën tek Monumenti i Pavarësisë në Sheshin e Flamurit, që sot ishte i rrethuar nga punimet ndërtimore.

Krerët e lartë të shtetit shqiptar; Presidenti, Kryeministri, Kryetarja e Parlamentit dhe drjetues vendorë morën pjesë në ceremoni duke kryer nderimet e rastit, por duke shmangur fjalimet. Më 28 Nëntor të vitit 1912, në Kuvendin e Vlorës, Ismail Qemali e shpalli Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur dhe drejtoi qeverinë e parë të shtetit shqiptar me ministra të zgjedhur nga të gjitha krahinat shqiptare.

Masat kufizuese të pandemisë nuk penguan emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, por edhe qindra shqiptarë të Kosovës të udhëtojnë drejt Vlorës. Ministria e Brendshme shqiptare lehtësoi lëvizjen kufitare me Kosovën për shkak të festave.

Din Eminaj nga Peja tha se kishte jetuar prej vitesh në Zvicër dhe e kishte ëndërr të merrte pjesë në ceremoninë e flamurit në Vlorë.

“Më kujtohet kur kam qenë në Zvicër. I lutesha zotit a do ta kem mundësinë ta shoh një herë nga afër këtë flamur. Erdhi dita që Kosova u çlirua, Shqipëria e lirë, tani jemi bashkë këtu”, thotë ai.

Ndërsa Sokol Binaj tha se kishte lindur në këtë lagje ku ngrihet monumenti i Pavarësië në Vlorë dhe ndonëse ndodhej në emigrim sillte pothuaj çdo vit fëmijët në këtë ceremoni simbolike.

“Kam ardhur me gjithë familjen. Duam t’ua trasmetojmë brezave këtë ndjenjë të thellë që kemi ne për pavarësinë, për famamurin, për vendin tonë dhe për Ismail Qemalin”, thotë ai.

Po sot në Vlorë u zhvillua ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e aeroportit. Kompania “Mabetex” e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli dhe kompania turke “YDA” janë përzgjedhur për ndërtimin me koncesion të këtij aeroporti.

Behgjet Pacolli e vlerësoi projektin si mjaft të rëndësishëm pëpr Shqipërinë por edhe si të tërheqjes së inevstitorëve.

20 organizata mjedisore në Shqipëri e kanë kundërshtuar projektin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, pasi sipas tyre cënon zonën e mbrojtur mjedisore Vjosë – Nartë dhe është në shkelje të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, të cilat Shqipëria i ka nëshkruar.

Më shumë

“Dita e Verës”, historia e festës tradicionale

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në […]

Putin mesazh urimi Metës për festën kombëtare: Zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona

Me rastin e Ditës së Flamurit Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.     “I nderuar zoti President,   Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.   Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare […]

Pashkët Orthodhokse

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Orthodhokse dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.   Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jizusit. Festa e Pashkëve të […]

Gëzuar Sulltan Nevruzin, Kryegjyshi Botëror: Festojeni në shtëpi

Koronavirusi ka anuluar festimet e Ditës së Sulltan Nevruzit më 22 mars, festë e komunitetit bektashi.   Kryegjyshi  Botëror i Bektashinjëve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar ditën e sotme Festën e Sulltan Novruzit, duke dërguar dhe një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj.   Baba Mondi ka bërë me dije se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara