Festivali i Filmit në Sarajevë do ta shfaqë programin e tij “Ballafaqim me të kaluarën”, i cili përfshin dramën e nominuar për çmim Oskar “Quo Vadis, Aida?”, në një format falas online nga data 24 deri më 30 prill.
Nëntë filma artistikë dhe një film me metrazh të shkurtër që trajtojnë temat e konfliktit dhe pajtimit do të shfaqen online dhe në kinemanë Meeting Point në kryeqytetin e Bosnjës nga 24-30 prilli si pjesë e programit “Ballafaqim me të kaluarën” i Festivalit të Filmit në Sarajevë.
Programi u prezantua në vitin 2016 me qëllimin për të nisur një dialog të sinqertë në lidhje me të kaluarën e afërt në Ballkan.
“Ky është një parakusht për të kapërcyer problemet që vijnë nga luftërat e fundit në ish-Jugosllavi, të cilat në mënyrë të pariparueshme shënjuan shoqëritë tona. Në pesë vitet e fundit, ne kemi ndarë shumë histori jashtëzakonisht të dhimbshme, por frymëzuese nga e gjithë bota në këtë program”, tha festivali në një deklaratë.
Programi i këtij viti përfshin filmin shumë të vlerësuar nga Jasmila Zbaniç, “Quo Vadis, Aida?”, që flet për përvojën e një gruaje që i ka mbijetuar gjenocidit të Srebrenicës në 1995, i cili është kandidat për çmimin si filmi më i mirë ndërkombëtar me metrazh të gjatë në Çmimet Oskar 2021
Ai përfshin gjithashtu filmin “Ditari i Diana B.” i regjisores kroate Dana Budisavljeviç, një film dokumentar që tregon për një grua që shpëtoi jetën e më shumë se 10,000 fëmijëve të burgosur në kampe përqendrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe “Srbenka” nga Nebojsa Slijepceviç, që flet për një vajzë serbe të quajtur Aleksandra Zec e cila u vra në Zagreb në 1991.
Filmi “Ngarkesa” nga Ognjen Glavoniç flet për një serb që merr para për të lëvizur një kamion me një ngarkesë misterioze nga Kosova në Beograd gjatë bombardimeve të Jugosllavisë në 1999, ndërsa “Zogu i pikturuar” nga regjisori çek Vaclav Marhoul është bazuar në romanin nga Jerzy Kosinski që përshkruan Luftën e Dytë Botërore nga perspektiva e një djali.
Filmat do të jenë në dispozicion për t’u parë falas në internet dhe njerëzit në Sarajevë do të munden gjithashtu të shkojnë t’i shohin filmat falas në kinemanë Meeting Point.
Programi do të përfshijë gjithashtu panele me gazetarë, artistë dhe akademikë që do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e Festivalit të Filmit në Sarajevë në Facebook. BIRN
“Furtuna”, filmi i fundit në bashkëprodhim mes ‘Mosfilm’ të Rusisë dhe kinostudios ‘Shqipëria e re’
Sir Noel Malcolm, Lucia Nadin dhe David Hosaflook shpallen fituesit për çmimin “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”
Mall për normalitet – Panairi i Librit në Tiranë
Muzeu Hebraik i Vlorës, nis ngritja e fondacionit, Granoff: Hebrenjtë, histori që bën shqiptarët krenarë
12 vjeçari nga Shkodra, autor i tre romaneve fantastiko-shkencorë
Botohet vëllimi i gjashtë i veprës së dijetarit Mid’hat Frashëri
Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]
Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve. Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]
Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021. I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]
Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]