e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

 

Ka vijuar konkurrimi në “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit” me shfaqjen “Zogu i zi”, e cila është transmetuar mbrëmjen e djeshme në faqjen zyrtare të “TK”

 

Shfaqja “Zogu i zi” vjen në këtë festival si një projekt i pavarur dhe nuk përfaqëson ndonjë institucion teatror në hapsirën shqipfolëse.

 

Regjisor i këtij projekti është Donald Hasani, aktorë Pjerin Vlashi, Eglantina Cenoimeri, Franceska Hysi, producent Florian Çanga dhe skenografe Stela Laknori.

 

Drama “Zogu i Zi” bazohet në historinë midis një vajze 12-vjeçare, e cila takohet me një burrë rreth të tridhjetave në një barbekju, nga i cili abuzohet seksualisht. Abuzuesi dënohet për pedofili por kjo ngjarje ka lënë pasoja psikologjike tek Una e cila tashmë dhe pse në moshë te rritur akoma e vuan.

 

Ajo e kërkon dhe e gjen ne internet Rein pas 15 vitesh, për t’i dhënë mundësi vetes të kuptoje pse ka ndodhur kjo histori, si dhe të riekzaminojnë së bashku, diçka që secili e ka bërë brenda vetes. Pjesa ka të bëjë me natyrën e të vërtetës dhe sesi pas 15 vitesh ne mund ta riimagjinojmë të vërtetën, ta rishpikim apo riemërojmë.

 

Festivali vijon sot me shfaqjen e radhës e cila është komedia “Martesa” shfaqje e teatrit “A Moisiu” Durrës me regji të Driada Dervishit. ATSH

Më shumë

Misioni i tij, Lulzim Basha prezanton librin e tij të parë

Në prezantimin e librit të tij të parë, “Misioni im”, Lulzim Basha u shfaq i emocionuar në bashkëbisedimin me të rinjtë në Qytetin Studenti.   “Në politikë të jepet mundësia të përballesh me lloj-lloj përvojash dhe kjo të fal shumë emocione, të fal shumë adrenalinë e natyrisht të pajis me një përvojë të […]

Ermal Meta shkëlqen në Sanremo, merr përkohësisht vendin e parë

Ermal Meta është prezantuar këtë vit në Sanremo me këngën “Un milione di cose da dirti”, me të cilën, në natën e dytë të festivalit të këngës italiane, ka marrë përkohësisht vendin e parë.   Kjo është pjesëmarrja e katërt e Metës në Festivalin e Sanremos, të cilin e fitoi para 3 vitesh.   […]

Sanremo 2021 pa spektatorë

Sanremo këtë vit do të jetë krejt ndryshe.   Festivali i muzikës italiane do të zbatojë protokollin e plotë të masave kufizuese të Covid-19.   Pa spektatorët në sallë dhe me 3 juri të lidhura me anë të versionit online, 26 këngë do të performohen për pesë ditë me radhë në një garë ku […]

366 filma në garë për ”Oscar”

Një total prej 366 filmash u kualifikuan për një nominim të mundshëm në kategorinë e Filmit më të Mirë për çmimin ”Oscar”, deklaroi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.   Këto përfshijnë “News of the World” me protagonistë Tom Hanks dhe Helena Zengel,  “Mank” të Herman J. Mankiewicz dhe dramën daneze “Druk”.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara