Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

 

Përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë thanë se qytetarët e të dyja vendeve nuk duhet të presin vetëm nismat e elitave politike për normalizimin e marrëdhënieve, por kjo duhet të jetë pjesë e angazhimit më të gjerë.

 

 

Këto komente u bënë gjatë një debati në Prishtinë me temën “Cila është Serbia tjetër”, që u zhvillua në kuadër të festivalit me emrin “Mirëdita, Dobar Dan”, nëpërmjet të cilit synohet shkëmbimi i veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Veprimtarja serbe, Sofija Todoroviç, tha se Serbia tjetër, do të thotë që mundemi ndryshe.

 

“Kur them unë Serbia tjetër, ajo nënkupton që ne mundemi më mirë, sepse unë në përgjithësi mendoj që ne si njerëz, pavarësisht moshës, meritojmë më mirë se nga ajo që na ofrohet dhe unë nuk besoj që njerëzit nuk janë të pa sprovuar ose të marrë, por besoj se me të vërtetë, nëse u tregojmë njerëzve diçka të ndryshme, më mirë, që nuk sjell ndonjë shqetësim, keqkuptim, konflikte dhe pasiguri apo brengë në jetën e përditshme, besoj se këtë njerëzit do të përkrahin”, tha ajo duke nënvizuar se mediat në Serbi dhe në Kosovë nuk pasqyrojnë në përgjithësi marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

 

“Përshtypja ime është krejtësisht e ndryshme, jeta ime duket krejtësisht ndryshe kur flas për Kosovën dhe Serbinë. Sikurse unë ka edhe tjerë në Serbi, nuk janë pak që janë në baza ditore në kontakt me njerëzit nga Kosova, që flasin vazhdimisht për situatën politike, flasin për ngjarjet sikurse ndodhën ditë më parë ku shkëmbejnë informacionet e mediave në Kosovë dhe Serbi”, tha ajo.

 

 

Ndërsa, Veran Matiç, që ka udhëhequr për një kohë të gjatë Radiotelevizionin B92 në Beograd, thotë se ky festival është shembull për mënyrën e çuarjes përpara të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve.

 

“Nuk guxojmë të presim që disa nga elitat të marrin nisma për normalizim dhe pajtim dhe diçka që do të përcaktohej si miqësi. Mendoj se është koha që të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet që ekzistojnë dhe paralelisht të vendosen në nivel institucional. Mendoj se festivali “Mirëdita dhe Dobar dan” është një shembull i rrallë në marrëdhëniet shqiptaro-serbe”, tha ai.

 

“Para se të përballemi me të kaluarën tonë, të përcaktojmë dhe të bëjmë të dukshme, të kërkojmë falje ndaj njëri -tjetri dhe të kërkohet falje atje ku është kryer krim dhe të përpiqemi të gjejmë të zhdukurit dhe ta zgjidhim çështjet e hapura”, tha ai.

 

Festivali “Mirëdita – Dobardan”, që ka filluar të mbahet që nga viti 2014, prezanton filma, ekspozita dhe organizon debate për të afruar serbët dhe shqiptarët, thellësisht të ndarë që nga lufta e viteve 1998 – 1999.

 

Festivali organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim edhe me organizata nga Kosova.

 

Ky festival në Serbi zakonisht është përballur me protesta të grupeve ultranacionalistësh serbë që kërkojnë anulimin e tij.

 

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara