e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Fermerët e kultivimit të domateve në sera në Petove në Fier po hedhin në kanal prodhimet e tyre. Fermerët e kësaj zone shprehen se nuk ka treg për shitje dhe çmimet janë tepër të ulåta.

 

Petova, fshat i njesisë administrative Mbrostar në Fier, është e njohur për kutivimin e domates në sera. Edhe këtë vit fermerët kanë kultivuar domaten, ndërsa tregojnë se mes vështirësive arrijnë të sigurojnë prodhimin e tyre në treg, shpesh me cmim tepër të ulet e që nuk përballon as kostot e prodhimit.

 

Të tjera shqetesime janë mungesa e subvencioneve dhe kontrolli i paktë për cilesine e farës. Fermerët tregojnë se nuk mungojnë rastet kur prodhimin e hedhin poshtë.

 

Më shumë

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja

Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur […]

Emigrantët e kthyer hasin vështirësi të mëdha për t’u rifutur në tregun shqiptar të punës

Një studim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, që u publikua sot në Tiranë, thekson se emigrantët e kthyer në Shqipëri po hasin vështirësi të mëdha për ri-integrimin e tyre në tregun e punës edhe si punëtorë edhe si investues.   Shumica e tyre pohuan gjatë intervistimit se kthimi i tyre në Shqipëri […]

Vonesat e rindërtimit, banorët e Ishmit presin edhe dimrin e tretë nën çadra

Një vit më parë A2 CNN vizitoi disa familje në zonën e Ishmit, të cilat po kalonin dimrin e dytë nën çadra, pasi banesat u ishin dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019.   Ai reportazh u mbyll me shpresën dhe pyetjen se a do të ishte dimri i fundit i atyre banorëve […]

Birësimi i fëmijëve nga komuniteti LGBT, ministrja Bora Muzhaqi: Duhet diskutuar dhe menduar

Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, nga Korça foli për mundësinë e birësimit të fëmijëve nga komuniteti LGBT.   “Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe fantastike. Pastaj, pjesa tjetër duhet diskutuar dhe menduar. Por, e rëndësishme është që nuk ka gjë më të bukur sesa […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara