e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Më datë 15 shtator do të mbahet ceremonia gala e hapjes se Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku është kërkuar certifikata e vaksinimit ose një test anti-COVID, i kryer jo më herët se 48 orë, për ata që do të marrin pjesë, si rrjedhojë bëhet institucioni i parë në vend që ndërmerr këto masa.

 

Hapja e Teatrit të Operas dhe Baletit ka sjell pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të sopranos shqiptare Ermonela Jahos, por edhe artistit Placido Domingos, të cilët do të interpretojnë në një duet së bashku “Traviaten”.

 

Lidhur me pjesëmarrjen do të këtë një numër të kufizuar njerëzish, me ftesa apo bileta që do të marrin pjesë dhe të gjithë do të duhet të mbajnë maskën me detyrim.

 

Kjo masë ende nuk është aplikuar në teatro të tjerë në Shqipëri deri më tani, por vjen një ditë pasi Bashkimi Evropian e hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta, që lidhet me situatën pandemike, pra me rritjen e infektimeve në vend.

 

Kjo do të sjellë për shqiptarët shtimin e masave anti-COVID për të vizituar një prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

 

 

Më shumë

Kapitullimi i Italisë fashiste – si u hapën dyert e shtëpive shqiptare për të mbrojtur trupat italiane nga nazistët gjermanë

Në foto: Pamje nga filmi “Tomka dhe shokët e tij” ku tregohet se si mbroheshin ushtarët italianë në familjet shqiptare     Më 8 shtator 1943, Italia fashiste shpalli kapitullimin para trupave aleate, edhe pse kushtet e marrëveshjes ishin vendosur që më datë 3 shtator. Kapitullimi ndodhi për të ndaluar veprimet e aleatëve në Itali […]

Shqiptarët, të ndarë mbi vendimin për të pritur refugjatët afganë

Shqipëria po strehon refugjatë afganë që do të skanohen para marrjes së vizës amerikane. Disa shqiptarë mendojnë se Shqipëria duhet të ndihmojë SHBA, të tjerë se duhet të zgjidhë fillimisht problemet e brendshme.   Vija bregdetare shqiptare është e mbushur me turistë vendas dhe të huaj që po mbyllin pushimet verore. Por qyteti bregdetar […]

Më 1 shtator 1928 u shpall Monarkia Shqiptare

Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetë, sanksionoi në statut formën monarkike të qeverisjes dhe parashikoi sistemin njëdhomësh parlamentar.   Shqipëria shpallej mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme, ndërkohë që Mbret i shqiptarëve sanksionohej Lart Madhëria e tij Zogu I.   Në prill 1938 Mbreti Zog martohet me […]

Djali i George Soros takon punonjësit afganë të fondacionit

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ka mbërritur në Shqipëri dhe ka vizituar punonjësit afganë të fondacionit, të cilët janë strehuar në hotelet në Durrës. “Kam patur privilegjin të takoj kolegët e Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe të evakuuar të tjerë që u shpëtuan nga Afganistani drejt Shqiërisë. Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara